LAJMI I FUNDIT:

Kushtet anti-COVID që duhet të plotësojnë shtetasit e Kosovës të cilët hyjnë përmes pikave kufitare

Kushtet anti-COVID që duhet të plotësojnë shtetasit e Kosovës të cilët hyjnë përmes pikave kufitare

Të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës që duan të hyjnë në territorin e Kosovës përmes pikave kufitare duhet të paraqesin testin negativ për coronavirus, në qoftë se nuk kanë dëshmi të vaksinimit.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ua rikujton udhëtareve se dëshmia e vaksinimit do të kërkohet nga Policia.

“Të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës, që tentojnë të hyjnë në Republikën e Kosovës, përmes pikave kufitare, në rast të mungesës së certifikatës së vaksinimit, për t’ua mundësuar hyrjen, Policia do të kërkojë testin PCR negativ jo më të vjetër se 48 orë, apo të kërkojë karantinim për periudhë 7 ditore”, thuhet në njoftim.


Aktualisht të gjitha vendkalimet kufitare janë të lira për qarkullim dhe nuk ka kolona. Kurse, nga data 3 janar 2022 për të hyrë në Kosovë qytetarët duhet të kenë të dy dozat e vaksinimit kundër COVID-19.

Ndryshe në masat anti-COVID të miratuara nga Qeveria e Kosovës më 01 dhjetor thuhej se çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës duhet të posedojë një nga dëshmitë e mëposhtme:

-Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë (me dy doza) kundër COVID-19;

-Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin me një dozë, jo më e vjetër se katër (4) javë, bashkë me testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 48 orë;

-Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin me një dozë bashkë me dëshminë se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë).

-Nga data 3 janar 2022 për të gjithë personat që hyjnë në Republikën e Kosovës do të vlejë vetëm dëshmia sipas pikës 2.1 të këtij  (Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë (me dy doza) kundër COVID-19), thuhej në vendim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Presidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit

Presidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit

Drejtësi
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave

Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave

Lajme
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë

Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë

Lajme
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra

Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra

Lajme
Ndërron jetë ish-kryetari i Pejës dhe avokati i njohur Ferid Gjikolli

Ndërron jetë ish-kryetari i Pejës dhe avokati i njohur Ferid Gjikolli

Lajme
Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura

Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura

Lajme
Kalo në kategori