LAJMI I FUNDIT:

Arkitektja Rina Rama: Për mua arkitektura është mënyra se si ne jetojmë, veten do ta karakterizoja me stil bashkëkohor dhe minimalist

Arkitektura është arti dhe teknika e projektimit, që shquhet nga aftësitë që lidhen me ndërtimin.

Praktika e arkitekturës përdoret për të përmbushur kërkesat praktike dhe ekspresive, dhe në këtë mënyrë i shërben qëllimeve thelbësore dhe estetike.


Rina Rama është një arkitekte e re, e cila tash e disa kohë me talentin dhe punën e pa lodhshme po i shton bukuri e elegancë dizajnit të brendshëm në vendin tonë.

Foto: Instagram

Në një intervistë për Telegrafin, Rama tregon sfidat e këtij profesioni si një arkitekte më e re, stilin arkitektural që do të dominojë vitin e ardhshëm, si dhe tregon ndikimin që kishte pandemia në këtë profesion.

Çfarë është për ty arkitektura, çfarë të pëlqen më shumë te ky profesion?

“Arkitekturën është e vështirë ta definoj me një fjalë, por për mua arkitektura është mënyra se si ne jetojmë. Mund të them se është një gërshetim mes artit dhe shkencës, e cila na mundëson krijim e strukturave dhe formave sa më funksionale dhe të bukura. Çka më pëlqen më shumë te ky profesion është përgjegjësia e arkitekti, detyra e të cilit është zgjidhja e problemeve në mënyrë që të krijohet një jetë sa më ideale dhe e mirë”.

Foto: Instagram

Si një arkitekte më e re, cilat ishin sfidat e këtij profesioni për ty?

“Një karrierë në arkitekturë definitivisht kërkon shumë vendosmëri dhe durim, por gjithashtu kërkon edhe shumë pasion dhe vullnet. Sfidë ka qenë t’i mësoj gjërat që është dashur t’i mësoj në fillim, por pavarësisht krejt kësaj është e rëndësishme që secili t’i dijë pritshmëritë e veta dhe të fokusohet më shumë në të mësuarit dhe zhvillimin e aftësive e njohurive të veta”.

Me cilin stil do ta karakterizoje veten?

“Stile në arkitekturë ka shumë, ndonjëherë varet edhe për kë projekton dhe llojin e projektit. Veten do ta karakterizoja me stil bashkëkohor dhe minimalist”.

Foto: Instagram

Çfarë mendon se është e rëndësishme në marrëdhëniet klient-arkitekt?

“Për të arritur deri te këshillat që duhet t’i jepen klientit, fillimisht është shumë me rëndësi të krijohet një marrëdhënie klient-arkitekt, marrëdhënie kjo që kërkon menaxhim të kujdesshëm dhe besim të ndërsjellët. Që të nxirret më e mira nga kjo, është thelbësore dhe e rëndësishme që të dëgjohen nevojat dhe kërkesat e një klienti”.

Foto: Instagram

Si ka ndikuar periudha e pandemisë në punën tuaj?

“Pa dyshim që pandemia ka ndikuar në jetën dhe punën e secilit prej nesh. Ndër vite kemi parë se arkitektura ka ndikuar me evoluimin e klimës, kulturës dhe stilit të jetesës. Ndaj, mendoj se edhe pandemia ka ndikuar në formësimin e të ardhmes së arkitekturës. Distanca sociale, higjiena e të tjerat na kanë detyruar ta ri mendojmë se si duhet të bëhen hapësirat e përditshme të jetës dhe punës tonë”.

Foto: Instagram

Cila është rryma e arkitekturës që do të dominoj në vitin 2022?

“Stilet në dizajnin e brendshëm janë të shumta, secila ka karakteristikat unike dhe të veçanta të saj. Ka disa vite që trendet po përcjellën, janë të njëjta, si për vitin që lamë pas dhe atë që po vjen, mund të them që stili bashkëkohor dhe minimalist janë disa prej stileve që më së shumti po përdoren. Sa i përket ngjyrave, më shumë nuanca dhe tone të ngjyrave të tokës, dhe të materialeve natyrale siç janë guri, druri dhe qelqi”.

Foto: Instagram

Planet tuaja për vitin 2022, ndonjë projekt që do ta veçoje?

“Planet për vitin 2022 janë të shumta. Një projekt që do ta veçoja, në të cilin po punojmë me shumë entuziazëm dhe dëshirë janë disa skenografi për një televizion të ri vendor”.

Foto: Instagram

A keni një mesazhi për lexuesit e Telegrafit?

“Lexuesve të Telegrafit dhe të gjithëve do ua uroja një vit sa më të mirë dhe sa më të mbarë. Një këshillë, të gjithë ata që duan të bëjnë ndryshime, intervenime, renovime në shtëpi dhe hapësirat ku ata punojnë dhe jetojnë, t’ua besojnë punën profesionistëve. Le t’i thërrasin arkitektët dhe dizajnerët për përfundimin e punëve”. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Si të bëni vetë foto fantastike kur jeni në një udhëtim: Dëgjoni këshillat e fotografëve profesionistë

Si të bëni vetë foto fantastike kur jeni në një udhëtim: Dëgjoni këshillat e fotografëve profesionistë

Stil
Pesë nuancat që nuk shkojnë me grinë në shtëpi, sipas arkitektëve

Pesë nuancat që nuk shkojnë me grinë në shtëpi, sipas arkitektëve

Rregullimi i shtëpisë
Kjo gjë në kuzhinë thuhet se ka më shumë baktere se tualeti

Kjo gjë në kuzhinë thuhet se ka më shumë baktere se tualeti

Bëje vet
Teknika psikologjike e Frojdit – Kështu do ta kuptoni nëse jeni me një mashkull të dobët!

Teknika psikologjike e Frojdit – Kështu do ta kuptoni nëse jeni me një mashkull të dobët!

Këshilla Lifestyle
Si të bëhemi simpatik?

Si të bëhemi simpatik?

Lifestyle
Si ta zgjidhni emrin e maces suaj që ajo t’i përgjigjet thirrjes?

Si ta zgjidhni emrin e maces suaj që ajo t’i përgjigjet thirrjes?

Kërshëri
Kalo në kategori