LAJMI I FUNDIT:

Merimanga gjuetare i ndërpret konferencën për shtyp zyrtares australiane

Merimanga gjuetare i ndërpret konferencën për shtyp zyrtares australiane

Merimanga gjuetare ndërpret një konferencë për shtyp rreth coronavirusit në shtetin e Australisë.

Ministrja e shëndetësisë e një shteti australian po jepte një përditësim rreth gjendjes me COVID-19 kur një gazetare vuri në dukje se ajo kishte një merimangë gjuetare që zvarritej mbi të.

Yvette D’ath qëndroi e qetë, por dëshironte të merrte ndihmë.


Merimangat gjuetare janë të mëdha me një hapësirë këmbësh deri në 15 centimetra.

Pavarësisht se kanë helm, ata ngurrojnë të kafshojnë dhe nuk konsiderohen të rrezikshëm. /Telegrafi/