Janë publikuar disa të dhëna të një ‘qyteti 10-minutësh’ të ri të pabesueshëm, ku ‘të gjitha komoditetet e qytetit’ do të jenë brenda 10 minutash shëtitje nga shtëpitë e banorëve.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, i titulluar “Projekti H1”, hapësira prej 504,000 metrash katrorë do të jetë e vendosur pranë maleve në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul, dhe do të jetë plotësisht pa makina.
Metropoli në miniaturë – me ‘rrugë të bollshme dhe natyrë në pragun tuaj’ – do të përfshijë kullat e banimit, parqet, një hotel, një kinema, një bibliotekë dhe zyra të përbashkëta.
Objektet e stërvitjeve si një pistë vrapimi, muret e ngjitjes dhe pishinat dhe shërbimet shëndetësore do të jenë gjithashtu brenda një hapësira e cila mund të përshkruhet lehtë në këmbë.
Ky ‘qytet i zgjuar’ do të përfshijë një qendër tregtare, e cila do të jetë e kompletuar me një qendër komunitare dhe një kopsht fëmijësh.
Do të ketë gjithashtu hapësira të përbashkëta për “sallone diskutimi” dhe hapësira për ngjarje të tjera.
Nivelet e poshtme të tetë kullave të banimit të lagjes do të përcaktohen për aktivitete tregtare, arsimore dhe kulturore.
Siç thuhet më tej, banorët e mundshëm do të kenë mundësinë të jetojnë në apartamente ‘fleksibël, kompakte’ të madhësive dhe gamës së çmimeve të ndryshme.
Çdo apartament do të ketë një ballkon me hapësirë për vazo dhe mbjelljen e bimëve, dhe banorët do të inkurajohen të kultivojnë barërat dhe bimët e tyre.
Ajo synon të luftojë vetminë duke përfshirë ‘hapësira të përbashkëta’ në çdo kat. Kopshtet e çatisë janë punuar në dizajnin në majën e këtyre kullave.
Shumë nga hapësirat e zyrave të Projektit H1 do të vendosen në Town Plaza, i cili do të ketë një ‘ballkon qiellor’ dhe tarraca në çati, përcjell Telegrafi.
Punëtorët gjithashtu mund të punojnë në një ‘officetel’ – një koncept që kombinon tiparet e dizajnit të ‘një shtëpie, një hoteli dhe një zyre’.
Kompania e Zhvillimit Hyundai dhe kompania arkitekturore holandeze Unstudio janë prapa zhvillimit, i cili do të ndërtohet në një zonë të vjetër industriale.
Një hapësirë e tillë do të lidhet me Seulin nëpërmjet një stacioni nëntokësor dhe banorët do të inkurajohen të ecin dhe të ngasin biçikletat në qytetin miqësor për këmbësorët.
Megjithëse është pa makina, banorët do të mund t’i parkojnë automjetet e tyre në parkingje nëntokësore.
Qëndrueshmëria do të luajë një rol të madh në paraqitjen e zhvillimit – një sistem filtrimi uji do të përdoret për të ruajtur ujin e shiut dhe mbetjet e zonës do të përdoren për të zhvilluar fermat urbane.
Një përfaqësues për Unstudio tha për MailOnline se projekti aktualisht po kalon nëpër procedurat e planifikimit, pa asnjë datë të caktuar për fillimin e punimeve.
Në një deklaratë, bashkëthemeluesi i Unstudio, Ben van Berkel, thotë: “Për masterplanin H1 ne kemi synuar të krijojmë qytetin 10-minutësh të fundit bashkëkohor, ku përvoja e jetës së përditshme të banorëve është përparësia kryesore”.
“Ne e bëjmë këtë nëpërmjet përfshirjes së një densiteti të pasur të përvojave, të cilat ofrojnë një gamë të gjerë opsionesh për mënyrën se si ata mund të kalojnë jetën, punën dhe kohën e lirë, duke u kursyer gjithashtu atyre kohën e nevojshme për të udhëtuar diku tjetër në qytet – sepse, me kohën që kursehet, krijohet më shumë kohë”.
Sidoqoftë, ky nuk vlerësohet një koncept krejtësisht i ri – shkencëtari francezo-kolumbian Carlos Moreno doli me idenë për një ‘Qytet 15-minutësh’ në vitin 2016. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

Gjithçka që ndodhi në takimin e tensionuar Trump-Zelensky

Ambasadorja ukrainase tronditet teksa dëgjon debatet e ashpra në takimin Trump-Zelensky

Gjykatësi i jep administratës Trump, dy ditë për të lëshuar miliarda dollarë ndihmë të jashtme të bllokuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk