LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i shkollës së Mesme Teknike në Suharekë: Nga 240 nxënës që kemi pranuar, 100 prej tyre nuk dinë shkrim-lexim

Drejtori i shkollës së Mesme Teknike në Suharekë: Nga 240 nxënës që kemi pranuar, 100 prej tyre nuk dinë shkrim-lexim

Drejtori i Shkollës së Mesme Teknike “Skënder Luarasi”, në Suharekë,  Hamdi Bytyqi, ka thënë se duhet të bëhet më shumë në arsimin fillor, pasi që shumë nxënës që pranojnë nuk dinë shkrim – lexim, matematikë elementare dhe janë duhanpirës.

“Të bëhemi të sinqertë, mos të më keqkuptojnë mësimdhënësit e shkollave fillore, por në shkollën time unë e kam bërë një analizë,  nga 240 nxënës që kam pranuar në shkollë, në testet që kam bërë dalin 100 që nuk dinë shkrim- lexim, matematikë, dhe janë duhanpirës. Këto shifra janë shqetësuese”, ka pohuar ai.


Bytyqi në një prononcim për Telegrafin, ka thënë se në duhet të punohet më shumë në shkolla fillore.

“Duhet të punohet në arsimin bazik, shumë prej tyre nuk dinë shkrim lexim të mirëfilltë, bëjnë shumë gabime”, ka theksuar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Lajme
Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët

Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët

Lajme
Gërvalla: Nuk e zbatojmë variantin e BE-së për Asociacionin nëse Beogradi nuk zbaton marrëveshjen e Brukselit

Gërvalla: Nuk e zbatojmë variantin e BE-së për Asociacionin nëse Beogradi nuk zbaton marrëveshjen e Brukselit

Lajme
Serbia amniston kriminelët për vrasjet e kryera në Kosovë

Serbia amniston kriminelët për vrasjet e kryera në Kosovë

Lajme
Ulutash paralajmëron Kurtin: Të shmangen veprimet e njëanshme në veri

Ulutash paralajmëron Kurtin: Të shmangen veprimet e njëanshme në veri

Siguri
Ish-presidenti katalunas kritikon kryeministrin spanjoll: Njohu Palestinën, por jo edhe shtetin evropian të Kosovës

Ish-presidenti katalunas kritikon kryeministrin spanjoll: Njohu Palestinën, por jo edhe shtetin evropian të Kosovës

Politikë
Kalo në kategori