LAJMI I FUNDIT:

Zjarr në Qendrën Botërore të Tregtisë në Hong Kong, qindra njerëz mbetën të bllokuar në çati – disa përfunduan në spital

Zjarr në Qendrën Botërore të Tregtisë në Hong Kong, qindra njerëz mbetën të bllokuar në çati – disa përfunduan në spital

Rreth 300 persona mbetën të bllokuar në çatinë e Qendrës Botërore të Tregtisë në Hong Kong të mërkurën pasi aty shpërtheu një zjarr.

Mediat lokale raportuan se 13 persona u plagosën dhe u dërguan në spital, me një grua në gjendje kritike, përcjell Telegrafi.


Policia tha se zjarri shpërtheu në dhomën e makinerisë dhe u zhvendos në skelat që rrethonin ndërtesën, e cila aktualisht është në rinovim.

Ata të bllokuar në çati tani janë shpëtuar, me më shumë se 1200 njerëz të evakuuar gjithsej nga ndërtesa.

Të lënduarit janë të moshës nga 25 deri në 60 vjeç, sipas South China Morning Post.

Mediat lokale raportojnë se një grua 60-vjeçare ndodhet në gjendje kritike në spitalin Ruttonjee.

Të gjitha dyqanet ishin të lira gjatë punimeve të gjera të rinovimit, duke lënë në funksion vetëm disa nivele të ndërtesës – kryesisht restorante dhe zyra, tha South China Morning Post.

Ndër ata që ndodheshin në ndërtesë kur mori flakë ishte edhe Meiling Lai, i cili po drekonte në një restorant në katin e 12-të kur ndërtesa mori flakë.

Ajo i tha BBC-së se alarmi i zjarrit ra rreth 10 minuta pasi tymi u shfaq për herë të parë në restorant.

“Nuk u dëgjua asnjë alarm. Madje një punonjës i stafit tha: Nuk po largohemi akoma, mos kini frikë”.

Ajo përfundoi e bllokuar së bashku me rreth 80 njerëz në një podium në katin e pestë, tha ajo, përpara se grupi të shpëtohej i sigurt nga zjarrfikësit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori