LAJMI I FUNDIT:

Covid 19, shënon ulje numri i të prekurve në Maqedoni

Covid 19, shënon ulje numri i të prekurve në Maqedoni

Javën e fundit numri i të prekurve me koronavirus në vend ka rënë për 8.1%. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, gjatë javës së shkuar janë konfirmuar 2,090 raste të reja pozitive nga 34 qytete të vendit. Rënie ka shënuar edhe numri i të vdekurve nga koronavirusi. Javën e kaluar janë regjistruar 66 viktima që është rënie për 2,9 % krahasuar me një javë më parë.

“ Numri më i madh i rasteve janë nga Shkupi ndërkaq incidencë më e lartë javore është regjistruar në Kavadar. Janë shëruar 2,256 persona të cilët kanë qenë në hospitalizim apo në shërim shtëpiak. Javës së shkuar janë paraqitur 26 raste të ri infektimeve që është për 35% më pak në krahasim me një javë më parë”, thonë nga Instituti i Shëndetit Publik.

Sipas mikrobiologut Dukagjin Osmani, rënia e numrit të rasteve të reja si dhe i të vdekurve javëve të fundit bazohet në dy gjëra: popullata ka arritur imunitet ndaj variantit “Delta” si dhe vaksinimi.


“Vaksinimi i cili është një proces në rritje në vendin tonë, ka arritur diku rreth 840,000 me dozë të dytë si dhe me dozën e tretë ka shumë por edhe vetë kalimi i sëmundjes, imuniteti kolektiv e bën të veten. Shkak tjetër sipas meje është edhe se në Maqedoni kohë të gjatë kemi të bëjmë me variantin Dellta prandaj dhe këto faktorë sjellin rrjedhimisht rënien e numrit të të infektuarve. Varianti Dellta i cili është tek ne një kohë më të gjatë mund të themi se ka krijuar një imunitet të përgjithshëm te popullata”, u shpreh Dukagjin Osmani, Mikrobiolog – Instituti I Shëndetit Publik .

Ekspertët konsiderojnë se shteti duhet të bëj analiza më të shpeshta për tu parë se sa qytetarë realisht e kanë kaluar sëmundjen dhe llogariten se kanë imunitet ndaj Kovid19 si dhe sa janë vaksinuar. Në këtë kontekst, OBSH për momentin është duke bërë një analizë ku kontaktohen personat të cilët e kanë kaluar virusin si dhe ata të cilët nuk e kanë kaluar por janë vaksinuar, me qëllim që të shihet sa për qind e popullatës vendore është imune ndaj virusit korona. /Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja në Skenderaj, gjithçka që dihet deri tani

Vrasja në Skenderaj, gjithçka që dihet deri tani

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Zbardhet kërkesa e avokatit të Veliajt në Gjykatën e Posaçme, kryebashkiaku ofronte garanci pasurore për lirinë

Zbardhet kërkesa e avokatit të Veliajt në Gjykatën e Posaçme, kryebashkiaku ofronte garanci pasurore për lirinë

Lajme
Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën kirurgu 42-vjeçar nga Suhareka

Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën kirurgu 42-vjeçar nga Suhareka

Kronika e Zezë
Posti i presidentit mund të bëhet pjesë e “pazareve” për qeverinë e re

Posti i presidentit mund të bëhet pjesë e “pazareve” për qeverinë e re

Lajme
Kalo në kategori