LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e RMV-së: Me sindikatat u dakorduam për të gjetur zgjidhje për rritjen e pagës minimale

Qeveria e RMV-së: Me sindikatat u dakorduam për të gjetur zgjidhje për rritjen e pagës minimale

Qeveria, e përfaqësuar nga ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Jeton Shaqiri dhe këshilltari i kryeministrit për punë dhe politikë sociale, Milan Zhivkoviq, sot ka biseduar me përfaqësuesit e Federatës së Sindikatave të Maqedonisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Shaqiri dhe Zhivkoviq, sot kanë biseduar me përfaqësuesit e Federatës së Sindikatave të Maqedonisë dhe sindikatat qytetare që janë anëtare, si dhe për kërkesat sindikale për rritje të pagës minimale, nevojën që përfundimisht të dielën të jetë ditë jopune, pageën e pushimit vjetor, pra K-15, për sektorin publik dhe për kontratën e përgjithshme kolektive për sektorin privat.

Zyrtarët qeveritarë prezantuan qëndrimet politike të qeverisë për promovimin e të drejtave dhe statusit të punëtorëve në Maqedoninë e Veriut, pavarësisht se nga cili sektor vijnë dhe ritheksuan përpjekjet e Qeverisë për të garantuar të dielën si ditë jo pune për të gjithë punëtorët në nevojë. si dhe për ngritjen e pagës minimale në 18.000 denarë sa më shpejt në vitin 2022, dhe me qëllim ngritjen deri në 20.000 denarë deri në fund të mandatit.


Ministri Shaqiri në emër të Qeverisë theksoi se obligim i Qeverisë është që ta dëgjojë dhe ta kuptojë zërin e punëtorit dhe se kjo Qeveri do të jetë gjithmonë e hapur dhe do të përmbushë kërkesat e sindikatave.

Ministri shprehu gatishmërinë e plotë për realizimin e një cikli bisedimesh ndërmjet Qeverisë dhe partnerëve socialë për gjetjen e zgjidhjeve sa më të përshtatshme dhe të realizueshme për përmirësimin e statusit të punëtorëve, duke përfshirë edhe ngritjen e pagës minimale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Lajme
Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Lajme
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori