LAJMI I FUNDIT:

Disa nga kompanitë shqiptare që bashkëpunonin me kompaninë ‘RAD’ tërhiqen nga veriu i Kosovës

Disa nga kompanitë shqiptare që bashkëpunonin me kompaninë ‘RAD’ tërhiqen nga veriu i Kosovës

Disa nga kompanitë shqiptare të cilat bashkëpunonin me kompaninë ‘Rad’, me pronar Radulle Steviq, kanë filluar të tërhiqen nga punimet që ishin duke i kryer si nënkontraktorë në veri të vendit.

Kallxo.com merr vesh se ky vendim për tërheqjen e tyre nga punët që ishin duke i realizuar si nënkontraktorë të kompanisë “Rad”, vije pasi kjo e fundit u fut në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një video-incizim të siguruar shihet se kamionët e njërës prej kompanive janë duke u larguar nga veriu i Kosovës.

Kallxo.com merr vesh se disa kompani shqiptare edhe zyrtarisht kanë vendosur ta ndërprejnë bashkëpunimin me kompaninë ‘Rad’ shkaku i listës së zezë amerikane.

Kompania “RAD” ka marr shumicën e tenderëve të Ministrive të ndryshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës.Pronari i saj Radulle Steviq ditë me parë bashkë me disa persona të tjerë u fut në listën e zezë nga SHBA-ja.