Këshilli Ekonomik-Social, që mes tjerash ka përgjegjësi edhe përcaktimin e pagës minimale, nuk është funksionalizuar në mungesë të përfaqësuesve nga Qeveria. Kjo nga sindikalistët po shihet si e qëllimshme, derisa nga ekzekutivi thonë se shumë shpejt do të dërgojnë emrat.
Të shpeshta kanë qenë kritikat e LVV-së për qeveritë e kaluara në lidhje me mosngritjen e pagës minimale, por që nga ardhja në pushtet ende nuk ka pasur ndonjë lëvizje në këtë drejtim.
Madje as Këshilli Ekonomiko-Social që mes tjerash ka përgjegjësi edhe përcaktimin e pagës minimale nuk është funksionalizuar për arsye që lidhen me Qeverinë.
Kryetari i Ekonomiko-Social, Atdhe Hykolli, thotë se Qeveria nuk ka dërguar emrat për të plotësuar vendet vakante, duke pamundësuar funksionalizimin e këshillit.
“Këshilli Ekonomik-Social para dy jave është konstitua. Ne po presim që Qeveria e Kosovës sa më shpejt t’i dërgojë anëtarët që i takojnë në këtë këshill dhe pastaj të flasim edhe për pagën minimale. Paga minimale është shumë vonë pasi sipas Këshillit Ekonomiko- Social ajo duhet të negociohet çdo fund vit në mënyrë që vitin tjetër të jetë e gatshme”, deklaroi Hykolli për RTV Dukagjinin.
Jusuf Azemi nga Sindikata e sektorit privat dyshon se qeveria qëllimisht po i vonon emrat e anëtarëve të saj në këshill, përcjell Telegrafi.
“Mendoj se mungesa e anëtarëve të qeverisë është e qëllimshme për t’i ikur ngritjes së pagës minimale. Kryeministri dhe bashkëpunëtorët e tij e dinë se shefi i ekzekutivit duhet të nënshkruaj në fund pagën minimale”, deklaroi Azemi.
Megjithatë nga Qeveria kanë thënë se emrat do të dorëzohen së shpejti.
“Ne jemi duke bërë përgatitjet e duhura dhe së shpejti do të dorëzojmë emrat e përfaqësuesve tanë”, thuhet në përgjigjen e qeverisë.
Aktualisht paga minimale në Kosovë është 170 euro për të punësuarit mbi moshën 350 vjeçare derisa 130 euro për ata të moshës nën moshën 35 vjeçare./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTop 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Më 6 shkurt mbahet ankandi i radhës i letrave me vlerë, në shumën prej 20 milionë euro
Edhe sllovenët bojkotojnë dyqanet shkaku i çmimeve të larta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale