LAJMI I FUNDIT:

BMW është duke testuar modelin e ri garues M4 GT4

BMW është duke testuar modelin e ri garues M4 GT4

Përgjigja nga Mynihu për Porsche Cayman GT4 RS Clubsport të paraqitur së fundmi në gara në pista anembanë botës do të jetë nga viti 2023.

BMW ka publikuar disa foto nga testet aktuale në pistën Almeria në Spanjë, të cilat tregojnë se si duket M4 GT4 i ri garues, i cili, ashtu si versioni më i fuqishëm i prezantuar më parë i GT3, bazohet në gjeneratën e fundit të BMW Coupe M4.

Me ndryshimet më të vogla në krahasim me modelin që mund të përdoret në rrugët publike, BMW do të ofrojë M4 GT4 të re për ekipet private në mbarë botën nga viti 2023, dhe departamenti përgjegjës për zhvillimin dhe testimin e veturave të garave BMW thotë se është në fazën e fundit të testeve të këtij modeli.


BMW M4 GT4 ndan disa elementë me versionin GT3, dhe sipas drejtuesve të testit Jens Klingmann dhe Eric Johansson, tashmë në fazat e hershme të testimit, përparimi është i dukshëm në shumë fusha në krahasim me gjeneratën e mëparshme M4 GT4.

Pronarët e ekipeve private që kanë plane për GT4 do të jenë të kënaqur nga lajmi se inxhinierët e departamentit M Motorsport po punojnë shumë për të ulur kostot operative të nevojshme për sezonin e garave të klasës GT4. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Nga sot, të gjitha veturat e reja duhet ta kenë këto pajisje - këto vlejnë për vendet e BE-së

Nga sot, të gjitha veturat e reja duhet ta kenë këto pajisje - këto vlejnë për vendet e BE-së

Auto
Vendet evropiane ku është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pallto dimërore

Vendet evropiane ku është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pallto dimërore

Auto
DS dëshiron ta shndërrojë konceptin SM në një veturë të vërtetë me motor V6

DS dëshiron ta shndërrojë konceptin SM në një veturë të vërtetë me motor V6

Auto
CATL punon me një bateri të re natriumi: Duhet të jetë rezistent ndaj temperaturave jashtëzakonisht të ulëta!

CATL punon me një bateri të re natriumi: Duhet të jetë rezistent ndaj temperaturave jashtëzakonisht të ulëta!

Auto
Volkswagen sjell Golfin e ri në autosallonet gjermane, kushton 74 mijë euro

Volkswagen sjell Golfin e ri në autosallonet gjermane, kushton 74 mijë euro

Auto
Propozim radikal i ekspertit gjerman të trafikut: Meshkujve t'u jepet patentë shoferi vetëm në moshën 26 vjeçare!

Propozim radikal i ekspertit gjerman të trafikut: Meshkujve t'u jepet patentë shoferi vetëm në moshën 26 vjeçare!

Auto
Kalo në kategori