LAJMI I FUNDIT:

Nga e diela vjen “Estetika me Krenarin” – dokumentari që do të sjellë ndryshimet e përjavshme të njerëzve që besuan në vetvete

Krenar Dobroshi (Foto: Telegrafi)

Nga kjo e diele, në RTV Dukagjini nis transmetimin një maratonë e re televizive.

Dokumentari estetik “Estetika me Krenarin” do të sjell nga java në javë ndryshime të personave që besuan te Ass. Msc. Krenar Dobroshi, për të përjetuar ndryshimet e shumë dëshiruara në lëkurë.

Në një intervistë për Telegrafin, Dobroshi tregoi se çka në vetvete shtjellon dokumentari “Estetika me Krenarin”.


“Prej një dokumentari të tillë presim në përgjithësi që njerëzit të edukohen, të sensibilizohen edhe të marrin këshilla shumë te vlefshme, te cilat do te jene ne përdorim te përhershëm ose te përditshëm te personave, sepse shumica prej neve kemi probleme. Ndoshta unë kam probleme me akne, e shoh një personazh që ka probleme me akne, ose ndoshta e kam një tatuazh, por e shoh mënyrën se si mund të largohem, ose mund të kem rrudha më shumë, ose shenja nga lindja, shumica prej neve e gjejmë vetën aty dhe mishërohemi me personazhet, të cilët janë prezent”, ka thënë Krenar Dobroshi.

Krenar Dobroshi (Foto: Telegrafi)

Tutje, nikoqiri i këtij dokumentari shton se ideja për realizimin e tij ishte e kahmotshme, por tek këtë fundvit programi më në fund “mori jetë”.

“Ideja ka filluar në viti 2013, e kam pasur një ide që ta realizojë një program të tillë, meqenëse në atë kohë nuk e kam pasur teknologjinë dhe kam parë se duhet të pres edhe pak, ndoshta të krijoj më shumë përvojë, të marr aparatura më të sofistikuara që të mund të arrij rezultate shumë të mira”, thekson Krenari.

Krenar Dobroshi (Foto: Telegrafi)

Arsyeja kryesore pse ky dokumentar estetik realizohet, duket se ka të bëjë me trajtimin e individit edhe në aspektin psikologjik.

“Mund të trajtohet lëkura pa efekte anësore, që njerëzve t’iu rikthehet lumturia, t’iu rikthehet vetëbesimi, sepse kjo është e lidhur ngushtë me hormonet e lumturisë, pastaj kur ne e perceptojmë veten më mirë, kur jemi me rehat ose konfort me pamjen tonë, na rriten hormonet e lumturisë dhe ajo reflekton, reflekton në punë, në jetën personale dhe në atë profesionale, pra me një fjalë e shohim që ndikimi i madh është nga lëkura në aspektin psikologjik”, thekson ai.

Krenar Dobroshi gjatë intervistës për Telegrafin (Foto: Telegrafi)

“Estetika me Krenarin” do të jetë dokumentar i cili do të veçohet për nga mënyra e realizimit dhe synimit që ka si program.

“Dokumentarin e veçon mënyra e aranzhimit, mënyra e kompozimit edhe mënyra e realizimit të projektit sepse i përmban në vete vlerat artistiko-shkencore, d.m.th është një gërshetim i të dyjave. Pra nuk është si të themi: ‘Erdhe këtu e pash lëkurën, e bëmë një trajtim para-pas’, por këtu e kemi trajtuar individin edhe në aspektin psikologjik, pra e kemi gjetur një pikë kyçe se pse duhet personi ta trajtojë atë problem dhe atë e kemi shtjelluar edhe në aspektin shkencor dhe në fund e kemi dokumentuar pa ndërhyrje me ‘photoshop’ ose me filtera apo çka do tjetër, por d.m.th rezultatet finale janë reale”, thekson Dobroshi.

Krenar Dobroshi (Foto: Telegrafi)

Për fund, doktori i cili i ka trajtuar këtë pacient, tregoi për Telegrafin se cili është mesazhi që ky program estetik tenton të përçojë tek shikuesit e tij.

“Mesazhet që ky dokumentar përçojnë janë të shumta, ndër të tjerash si bazë mund të them që mesazhi është se ka zgjidhje për çfarëdo probleme që ne i kemi. Ka mundësi te ndryshme, nuk është turp të kemi probleme me lëkurë, por është turp të mos merremi me atë çëshjte. Pra motoja kishte me qenë: ‘Bëja vetes një të mirë’”, përfundoi Krenar Dobroshi.

“Estetika me Krenarin” do të transmetohet çdo të diel në ora 15:00 në RTV Dukagjini, me përcjellje ekskluzive nga Telegrafi.

Në trend Magazina

Më shumë
“Më thirri babai i saj” - Driloni thotë se një vajzë e humbi punën për shkak se e ndoqi 24/7 në Big Brother

“Më thirri babai i saj” - Driloni thotë se një vajzë e humbi punën për shkak se e ndoqi 24/7 në Big Brother

Magazina
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati

Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati

Magazina
Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Magazina
Olsa Muhameti flet për Gjestin në BBVA: Po bën të njëjtën lojë si në Big Brother të Kosovës, ia nxorëm më të mirën

Olsa Muhameti flet për Gjestin në BBVA: Po bën të njëjtën lojë si në Big Brother të Kosovës, ia nxorëm më të mirën

Magazina
Hyn si çift në shtëpi, por banorët në Big Brother nuk janë në dijeni

Hyn si çift në shtëpi, por banorët në Big Brother nuk janë në dijeni

Magazina
Pasi pranon pëlqimin për të, Egli deklaron se do të largohet nga Gjesti, për të vazhduar lojën e vetme

Pasi pranon pëlqimin për të, Egli deklaron se do të largohet nga Gjesti, për të vazhduar lojën e vetme

Magazina
Kalo në kategori