Poezi nga: Gioconda Belli
Përktheu: Maksim Rakipaj
Kur të arrij pleqërinë – në arrifsha të plakem –
në pasqyrë do të shihem e rrudhat do të numuroj,
gjeografinë e brishtë të lëkurës sime të çtendosur.
Atëherë do të numuroj dhe gjurmët që lotët dhe ankthet
lanë në këtë trup që ngathtësisht dëshirave të mia u përgjigjet,
jetën do të shoh të rrjedhë nëpër rrëmbat blu,
rrathët e zinj poshtë syve …
E di që zemra ime – kryeneçe – ende do të dërgojë tiktakun e saj –
dhe dyshimet e horizontet pafund
përsëri do të përshëndesin
mëngjezet e mia.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251