LAJMI I FUNDIT:

Mitrevski: Numri i amendamenteve buxhetore të pranuara konfirmon kapacitetin demokratik të qeverisë

Mitrevski: Numri i amendamenteve buxhetore të pranuara konfirmon kapacitetin demokratik të qeverisë

“Nesër do të fillojmë me rishikimin e Buxhetit dhe deri të enjten e ardhshme shpresoj se do të votohet”, tha koordinatori i Grupit Parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitreski për “Utrinski Brifing”.

Sipas tij, ka ende opsion që të punohet në fundjavë për ato ligje që kanë afate dhe duhet të miratohen deri në fund të vitit.

“E veçanta e këtij buxheti është se ka më pak amendamente të paraqitura nga opozita. Më parë, kishte 900 deri në një mijë amendamente. Por, specifike janë edhe mjetet prej 350 milionë denarë, niveli historikisht më i lartë sa shuma e amendamenteve të pranuara, më i madhi së paku në 15 vitet e fundit. Është një dëshmi e kapacitetit demokratik të kësaj qeverie. Kur ne ishim në opozitë pranoheshin amendamente në një shumë të parëndësishme deri në tre milionë denarë”, tha Mitreski.


Ai shtoi se në seancë plenare para deputetëve do të prezantohen 56 zgjidhje ligjore, ndërsa sot pritet të miratohen tri vendime për vazhdimin e krizës. Mitreski nuk pret bllokadë të re nga deputetët e opozitës, duke gjykuar nga marrëveshja nga takimet joformale të koordinatorëve të grupeve parlamentare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Lajme
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Çmimet e tregut për barnat, sqarim i Telegrafit rreth reagimit të ATK-së: Artikulli është bazuar në informatat zyrtare të publikuara nga OFK

Çmimet e tregut për barnat, sqarim i Telegrafit rreth reagimit të ATK-së: Artikulli është bazuar në informatat zyrtare të publikuara nga OFK

Lajme
Kalo në kategori