LAJMI I FUNDIT:

Kosova shpreh vullnetin për angazhime në operacione të NATO-s

Kosova shpreh vullnetin për angazhime në operacione të NATO-s

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, priti sot në takim, shefen e Operacioneve Aktuale të Divizionit Operativ të Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s, Ariella Viehe, shoqëruar nga drejtori i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), gjeneral brigade Jörg Rüter.

Me këtë rast, zëvendësministri Syla shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e lartë për kontributin e Ekipit të NALT-it në zhvillimin dhe avancimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, duke shprehur besimin se ky kontribut do të vazhdojë edhe më fuqishëm në të ardhmen.


Gjithashtu, ai u shpreh mirënjohjes për rolin dhe angazhimin e KFOR-it në shërbim të sigurisë së vendit dhe ndikimit shumë të rëndësishëm edhe në stabilitetin dhe sigurinë rajonale, krahas bashkëpunimit të shkëlqyeshëm me FSK-në.

“Synimi ynë shtetëror është anëtarësimi në NATO dhe për këtë qëllim të gjitha angazhimet tona në politikë bërje dhe vendimmarrje janë të orientuara në këtë drejtim”, tha ndër të tjera zëvendësministri Syla, duke theksuar vullnetin e plotë të angazhimit në operacione të NATO-s, në të mire të paqes, stabilitetit dhe sigurisë globale.

Nga ana e saj, znj. Viehe, tha se ndjehet e kënaqur për vizitën e parë në Kosovë dhe progresin e arritur të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

Gjithashtu, ajo vlerësoi lartë bashkëpunimin e shkëlqyeshëm të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së me NALT-in dhe KFOR-in, duke besuar se ky bashkëpunim produktiv të vazhdojë edhe në të ardhmen./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Efekti

Efekti "TikTok", mbi 15 nxënëse të dy shkollave në Fushë-Kosovë dyshohet se i kanë gërvishtur duart e tyre

Arsim
Hapja e urës në Mitrovicë: Për disa

Hapja e urës në Mitrovicë: Për disa "rritje e tensioneve", për të tjerët "gjë e mençur"

Lajme
“Provat mund të na dërgojnë diku tjetër”- Elshani flet për serbin që u arrestua për spiunazh

“Provat mund të na dërgojnë diku tjetër”- Elshani flet për serbin që u arrestua për spiunazh

Siguri
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
I zhdukur që nga 22 maji, Gëzim Trakaniqi nga Peja gjendet shëndosh e mirë

I zhdukur që nga 22 maji, Gëzim Trakaniqi nga Peja gjendet shëndosh e mirë

Komunat
Musliu: Kryqëzimi i fuqive në Mal të Zi - ndryshimi i kursit dhe arrestimi i Gjukanoviqit

Musliu: Kryqëzimi i fuqive në Mal të Zi - ndryshimi i kursit dhe arrestimi i Gjukanoviqit

Politikë
Kalo në kategori