LAJMI I FUNDIT:

Komandanti i FSK-së Bashkim Jashari takohet me shefen e Operacioneve Aktuale të NATO-s, Ariella Viehe

Komandanti i FSK-së Bashkim Jashari takohet me shefen e Operacioneve Aktuale të NATO-s, Ariella Viehe

Në kuadër të vizitës zyrtare, shefja e Operacioneve Aktuale të Divizionit Operativ të Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s, Ariella Viehe, u prit sot në takim nga komandanti i FSK-së, gjeneral major Bashkim Jashari.

Gjatë takimit, Ariella Viehe u shoqërua edhe nga drejtori i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), gjeneral brigade Jörg Rüter.

Me këtë rast, gjeneral Jashari shprehu mirënjohjen e thellë për kontributin e Ekipit të NALT-it në të gjitha të arriturat e deritashme të FSK-së, duke theksuar se bashkëpunimi reciprok do të avancohet edhe më tej.


Gjeneral Jashari e njoftoi Viehe me vizionin e tij për zhvillimin dhe avancimin e FSK-së, nga pozita e komandantit të ri të FSK-së, duke vënë në fokus , arritjen e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të ndërveprueshme me forcat e vendeve anëtare të NATO-s.

Ai gjithashtu shprehu vullnetin e tij që Kosova nga vend konsumues i sigurisë të i mundësohet ofrimi i kontributit në operacione të përbashkëta me vendet anëtare dhe partnere të NATO-s, për çka është dëshmuar dhe po dëshmohet suksesshëm edhe në mbështetjen në operacionin aktual humanitar të NATO-s për evakuimin e refugjatëve afgan.

Ndërsa, Viehe theksoi se përvoja e gjatë e gjeneral Jasharit si lider ushtarak e posaçërisht në detyrën e mëparshme si Inspektor Gjeneral i FSK-së, është shumë me rëndësi për eliminimin e sfidave dhe rrugëtimin e suksesshëm përpara drejtë përmbushjes së vizionit të qartë dhe objektivave të tij operacional.

Gjatë ditës, Viehe u takua edhe me zëvendësministrin e Mbrojtjes Shemsi Syla, ku vlerësoi lart bashkëpunimin e shkëlqyeshëm të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së me NALT-in dhe KFOR-in, duke besuar se ky bashkëpunim produktiv të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Kalo në kategori