LAJMI I FUNDIT:

Vathët merimangë të mbushur me diamante të Zendayas kishin vlerë rreth 28 mijë euro

Vathët merimangë të mbushur me diamante të Zendayas kishin vlerë rreth 28 mijë euro

Lëreni Zendayan t’i bëj rrjetat e merimangës të duken elegante.

Aktorja gjithnjë elegante, 25 vjeçe, iu bashkua të dashurit të saj Tom Holland në një thirrje fotografike për filmin “Spider-Man: No Way Home” në Londër të dielën, dhe ajo sigurisht u shfaq e veshur më së miri.


Si fillim, veshja e saj për këtë rast – një xhaketë ngjyrë hiri dhe çizme të zeza deri te kofshët, të dyja nga Alexander McQueen – ishin të mbuluara me rrjeta kristali që imitonin pamjen e rrjetave të merimangës, shumë magjepsëse.

Dhe e preferuara e “Euphoria” e mbylli pamjen me një palë vathë me vezullim nga të preferuarit e Jacob & Co., për të cilët një përfaqësues i argjendarisë tha për Page Six Style që vlejnë 31,800 dollarë.

Vathët “Jacob’s Web” përfshijnë dy merimanga të mëdha të bardha me perla dhe diamant dhe janë të mbështjellë me afërsisht 752 gurë të prerë të rrumbullakët që gjithsej bëjnë 3,62 karat.

Me filmin “Spider-Man: No Way Home” që do të shfaqet në kinema më 16 dhjetor, mezi presim të shohim se çfarë magjie të modës do të ndërtojë Zendaya në ditët në vijim. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Moda
Më shumë ka zbuluar se sa ka mbuluar: Manekinia ka veshur me guxim një fustan me dekoltenë më të thellë

Më shumë ka zbuluar se sa ka mbuluar: Manekinia ka veshur me guxim një fustan me dekoltenë më të thellë

Moda
Kendall Jenner sfidoi me stil rregullat e modës me veshjen e saj të fundit

Kendall Jenner sfidoi me stil rregullat e modës me veshjen e saj të fundit

Moda
Çfarë më pret kur të lind trenjakë: Shtatzënitë e shumëfishta zgjasin më pak dhe pothuajse gjithmonë bëhet prerja cezariane

Çfarë më pret kur të lind trenjakë: Shtatzënitë e shumëfishta zgjasin më pak dhe pothuajse gjithmonë bëhet prerja cezariane

Shtatzëna
J.Lo sjell ‘manikyrin francez të tejdukshëm’ që duhet ta provosh patjetër

J.Lo sjell ‘manikyrin francez të tejdukshëm’ që duhet ta provosh patjetër

Manikyr dhe pedikyr
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Bebja këtu
Kalo në kategori