Përfaqësuesi i gastronomëve kritikon politikën e ATK-së për mënyrën e faturimit apo lëshimit të kuponëve fiskalë
Ragip Millaku nga Shoqata e Gastronomëve tha se kanë probleme me Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) për mënyrën e faturimit apo lëshimit të kuponëve fiskalë.
Ai ka thënë se kanë kërkuar në vazhdimësi që t’i lejohet faturimi përmbledhës sektorit të gastronomisë, pasi klientëve është vështirë t’u lëshohet kupon fiskal për çdo porosi, për një tavolinë.
“Ka shumë tema të cilat kish qenë mirë me i diskutu, por në mungesë të ministrit të Financave… Si për shembull në takime kemi pasur premtimet për ndryshime te mënyra e faturimit. Ne konkretisht kemi kërkuar që mënyra e faturimit te gastronomët të jetë më ndryshe”, tha ai.
Millaku ka shtuar se po ndëshkohen kur po dërgohen fatura përmbledhëse në ATK.
“Problemi është se një kamerier nëse ia dërgon përmbledhjen në fund gjithë çfarë është konsumuar nga një klient, ndëshkohesh sepse është jo-fiskale. Kjo nuk është në asnjë vend të rajonit. Kjo është alfa dhe omega, do të thotë thelbi i krejt problemit te gastronomët është kjo. Dhe është shumë më e logjikshme, e merr një mbështjellës të faturave dhe ia dërgon përmbledhësin tatimor në fund, edhe klienti është i mbrojtur më së pari nga biznesi”, theksoi ai në emisionin “Kallxo Përnime”.
Ai ironizoi duke thënë se sipas ATK-së, kamerierët duhet të kenë të përfunduar Fakultetin e Matematikës për t’ia përllogaritur klientit pagesën për secilën porosi.
“Kopje s’mund të nxirret për çdo faturë. Edhe nëse nxirret kopje, sipas ATK-së, duhet me pasë Fakultetin e Matematikës çdo kamerier për me i mbledhë krejt kuponët fiskalë dhe me i tregu klientit sa kushtojnë”, theksoi ai.
Kurse, udhëheqësi i Divizionit për Arka Fiskale në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), Rexhep Krasniqi tha se “obligim i çdo tatimpaguesi është se në momentin që ofron shërbimin ose produktin te konsumatori duhet t’ia ofrojë kuponin fiskal”.
Sonte në Emisionin “Kallxo Përnime” po diskutohet për reformën fiskale në Kosovë, gjegjësisht obligimin e bizneseve për t’u pajisur me arka fiskale ndër vite.
Udhëzimi i ri administrativ për arkat fiskale është iniciuar nga Ministria e Financave, në krye me ministrin Hekuran Murati.
Të ftuar në debat janë: Rexhep Krasniqi, udhëheqës i Divizionit për Arka Fiskale në ATK, Edip Gashi nga kompania “Enternet”, e licencuar për shitjen e arkave, Ragip Millaku nga Shoqata e Gastronomëve dhe Nexhmedin Hoti, kryetar i Shoqatës së Zejtarëve dhe Afaristëve të Prizrenit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto janë TOP konkurset e kësaj jave
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje