LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Masat kundër coronavirusit kanë vënë në pikëpyetje udhëtimet e mërgimtarëve

Maqedoni: Masat kundër coronavirusit kanë vënë në pikëpyetje udhëtimet e mërgimtarëve

Festat e fundvitit po afrohen ndërsa kushtet për udhëtime në shtetet evropiane po shtohen. Kjo mund të jetë shkas që qytetarët tanë që jetojnë në mërgim të mos mund të vizitojnë familjet e tyre gjatë pushimeve dimërore.

“Ky vendim i Qeverisë zvicerane është shumë i papërballueshëm sepse edhe nëse i ke vaksinat ti patjetër gjatë kthimit do të duhet të kesh testin, jo vetëm për vete por për të gjithë anëtarët e familjes, të cilët janë mbi 16 vjeç dhe këto janë shpenzime të mëdha, pastaj pas 4 ose 7 ditësh duhet t’i nënshtrohesh testit të dytë, edhe kjo e gjitha si kosto duhet të paguhet vetë, mendoj se kjo do të jetë arsyeja e madhe që mërgata jonë këtë vit, nuk po them se nuk do të vijnë por do të jenë në një numër shumë të vogël”, pohoi Kasam Selimi, mërgimtar nga Zvicra.

Edhe nëse jeni të vaksinuar me dy doza të vaksinave anti-covid, disa shtete kërkojnë plus edhe dëshmi për test negativ PCR, ose antigjen. Kushte të tilla ka Zvicra, Italia, Franca, Holanda dhe Belgjika. Kjo e fundit qytetarët që udhëtojnë në këtë shtet i fut në karantinë 7 ditore dhe u bën dy teste, një në ditën e parë dhe një në të shtatën dhe nëse udhëtari rezulton negativ, lirohet nga karantina. Italia ka listuar disa shtete evropiane në indeksin Corona, përfshirë Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Kushdo që hyn në Itali nga një prej këtyre vendeve, duhet të futet në karantinë (vetizolim) për dhjetë ditë.


“Situate në nivelin e turizmit ende nuk është kthyer në normale, ende ka masa restriktive për udhëtim në numrin më të madh të shteteve, kështu që për në Evropë, në Itali është e ndaluar të udhëtojnë turistë nga Maqedonia, me pasaportë të Maqedonisë mund të udhëtoni vetëm për ndonjë ngjarje, arsye shëndetësore, konferenca etj., por jo edhe si turist, kjo bllokadë është deri më 15 dhjetor, shpresojmë që e njëjta të ndryshohet pastaj. Në pjesën tjetër të shteteve evropiane lejohet hyrja, por vetëm me vaksina“, Ana Marija, Pronare Agjencioni.

Destinacionet ku qytetarët tanë mund të udhëtojnë vetëm më vaksinë ose me test negativ janë shtetet tona fqinje, si dhe Turqia dhe Dubai tregon përfaqësuesja e agjencive turistike Ana Marija Aleksova.

Ndërkaq kushtet për hyrje në vendin tonë janë test negative ose imunizim i plotë kundër Covid-19.

Përndryshe Zyra Evropiane e Statistikave “Eurostat” ka publikuar të dhënat për udhëtimet ajrore në vitin 2020 në 27 vendet anëtare të BE-së. Kjo tregon se numri i pasagjerëve të linjave ajrore në Bashkimin Evropian (BE) është ulur me 73,3% në vitin 2020, kur shpërtheu pandemia e koronavirusit, krahasuar me një vit më parë. Njëjtë edhe Aleksova pronare e një agjencie turistike tha se numri i prenotimeve ka rënë dukshëm./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
“Po rrëshqasim në vend të pasigurt, mbrëmë mund t’i kishim 100 viktima

“Po rrëshqasim në vend të pasigurt, mbrëmë mund t’i kishim 100 viktima", hetues e sociologë japin alarmin pas përleshjeve të armatosura në Prishtinë

Siguri
Shqiptari mes lotësh pas aksidentit ku humbi jetën gruaja dhe u plagos foshnja: Jam gati të paguaj gjithçka që kam bërë

Shqiptari mes lotësh pas aksidentit ku humbi jetën gruaja dhe u plagos foshnja: Jam gati të paguaj gjithçka që kam bërë

Lajme
Rreth 100 plumba të shkrepur mes dy grupeve – pamje nga vendi ku ndodhi vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Rreth 100 plumba të shkrepur mes dy grupeve – pamje nga vendi ku ndodhi vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Kronika e Zezë

"Lëndime në krahun e majtë dhe kafazin e kraharorit" - Shurdhiqi nga Kardiokirurgjia flet për gjendjen e njërit nga të plagosurit

Jehona Hulaj
Shqipëria sytë tek industria ushtarake, Qeveria akordon milionat për KAYO-n

Shqipëria sytë tek industria ushtarake, Qeveria akordon milionat për KAYO-n

Lajme
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Kalo në kategori