Eksperti i kompjuterëve Craig Wright, që pretendon se është ideatori dhe shpikësi i kriptovalutës Bitcoin, ka fituar gjyqin kundër kompanisë së ish-partnerit afarist që ka ndërruar jetë, që pretendonte se i ka borxh gjysmën e pasurisë që kap vlerën e mbi 50 miliardë dollarëve, shkruan The Guardian.
Vendimi i gjykatës nënkupton që Wright do të mbajë të gjitha 1.1 milion Bitcoin.
Kompania David Kleiman, e mikut të tij dhe dikur bashkëpunëtorit që ndërroi jetë në vitin 2013, pretendon që Wright dhe Kleiman së bashku kanë krijuar kriptovalutën e njohur, transmeton Telegrafi.
Edhe pse Wright ligjërisht nuk obligohet që ta ndajë me dikë pasurinë e Bitcoinit, gjykata megjithatë vendosi që ai duhet të paguaj 100 milionë dollarë dëmshpërblim për pronën intelektuale të papaguar të W&K Information Defense Research, që Kleiman dhe Wright e kishin themeluar.
Wright prej vitesh pretendon se është Satoshi Nakamoto, që ishte nofka e ideatorit të kriptovalutës më të popullarizuar në botë – Bitcoin.
Në gjykatë nuk është kërkuar dhe trajtuar çështja e identitetit të vërtetë të Satoshi Nakamotos, e të dyja palët pretendonin që Wright është apo pjesërisht “përgjegjës” për krijimin e bitcoin. Ai duhet të tregojë qasjen në portofolin digjital prej 1.1 milion Bitcoin që të dëshmojë se është vërtetë Nakamoto. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Procesi i Berlinit, mundësi e mirë për një zhvillim ekonomik
Aksioni i Policisë në veri, ku u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, BQK: Operimi i institucioneve financiare pa licencë është veprim i paligjshëm dhe i palejueshëm
Birra jonë, loja jonë! EURO2024!
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251