LAJMI I FUNDIT:

Toka bëhet me “kutinë e zezë”, regjistron çdo lëvizje të njerëzimit sa i përket ndryshimeve klimatike

Toka bëhet me “kutinë e zezë”, regjistron çdo lëvizje të njerëzimit sa i përket ndryshimeve klimatike

A mundet një monolit i metaltë me madhësi të një autobusi që regjistron të arriturat e njeriut sa i përket ndryshimeve klimatike, vërtetë t’i kontribuojë politikës dhe ta shpëtojë planetin?

“Kutia e zezë e pashkatërruar” do të ndërtohet në sipërfaqen gravitacionale, në bregun perëndimor të Tasmanisë në Australi me fillim të vitit të ardhshëm, transmeton Telegrafi.

Siç raporton CNN, misioni i saj do të jetë të regjistrojë “çdo lëvizje të njerëzimit” sa i përket katastrofave klimatike, dhe kështu të “mbajë shënim” për civilizimin në të ardhmen, që bazuar në këto të dhëna do të kuptonin se çfarë ka sjellë zhdukjen e civilizimit tonë.


Realizimin e projektit të lartpërmendur po e bën kompania për marketing dhe komunikim Clemenger BBDO në bashkëpunim me shkencëtarët e Universitetit të Tasmanisë dhe aktualisht është në fazën e ashtuquajtur beta, e të dhënat për hapat që i bëjmë për katastrofën klimatike do të mblidhen në një ueb-faqe të këtij projekti.

“Kutia e zezë” do të jetë një monolit me madhësi të një autobusi i bërë nga një pllakë të çeliktë me trashësi prej 7,5 centimetra, ku në kulm do të ketë panele solare.

Brenda monolitit do të vendosen disqet për mbledhjen e të dhënave, që do të mbledhin të dhëna lidhur me ndryshimet klimatike siç është niveli i dyoksidit të karbonit në atmosferë apo do të bëjë matjen e mesatares së temperaturave.

Përveç kësaj, duke përdorur algoritme, kërkuesit në internet dhe rrjete sociale do të mund të gjejnë lajme lidhur me ndryshimet klimatike.

Autorët e projektit vlerësojnë se memoria e disqeve do të jetë e mbushur me të dhëna nga 30 deri në 50 vitet e ardhshme, kështu planifikojnë të shfrytëzojnë kapacitetet për të mundësuar një zgjidhje afatgjate.

Megjithatë nuk dihet sesi ky objekt do të rezistojë apo ndërrojë panelet solare, sa do të qëndrojnë disqet me të dhëna pas një dekade punë si dhe a do t’i rezistojë monoliti vandalizmit dhe sabotimeve.

Truri i projektit beson se “kutia e tyre e zezë” do të mund menjëherë të sjellë ndryshime, nëse politikanët dhe kompanitë vetëdijesohen se veprimet e tyre po filmohen, që është një pasqyrë optimiste për të ardhmen e projektit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të

Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni

Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni

Evropa

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Dronë të paidentifikuar janë parë duke fluturuar mbi tri baza ajrore amerikane në Britani të Madhe

Dronë të paidentifikuar janë parë duke fluturuar mbi tri baza ajrore amerikane në Britani të Madhe

Evropa
Kaos në Britaninë e Madhe ndërsa stuhia Bert godet vendin, raportohet për të vdekur

Kaos në Britaninë e Madhe ndërsa stuhia Bert godet vendin, raportohet për të vdekur

Botë
Ministri i Jashtëm francez thotë se nuk ka 'vija të kuqe' në mbështetjen e Ukrainës

Ministri i Jashtëm francez thotë se nuk ka 'vija të kuqe' në mbështetjen e Ukrainës

Evropa
Kalo në kategori