LAJMI I FUNDIT:

Robin Krasniqi flet për herë të parë për lidhjen me Marigona Krasniqin: Në të ardhmen do të jemi një shembull shumë i mirë për një familje të shëndoshë

Robin Krasniqi flet për herë të parë për lidhjen me Marigona Krasniqin: Në të ardhmen do të jemi një shembull shumë i mirë për një familje të shëndoshë
Foto: Screenshot/Instagram

Boksieri i njohur shqiptar, Robin Krasniqi, pak ditë më parë zyrtarizoi lidhjen me modelen kosovare, Marigona Krasniqi.

Të njëjtit kanë qenë të komentuar prej kohësh në faqet rozë, gjersa një konfirmim së fundmi u bë nga vet ata.


Ylli nga Deçani ndërkohë ka folur për herë të parë për romancën me modelen në një intervistë për ‘Libero’.

Robin Krasniqi (Foto: Screenshot/Facebook)

Ai theksoi se është me fat që ka përkrah një person të tillë, me zemër të madhe e shumë të suksesshme.

Të gjitha lajmet nga Marigona Krasniqi
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Marigona Krasniqi

“Foto është sa 1000 fjalë. Jam shumë me fat dhe shumë krenar për një njeri që e kam takuar pas shumë sfidave pas shumë shumë historive. Ndihem shumë i prekur edhe prej Zotit që më në fund më ka takuar për një njeri si Marigona, njeri të suksesshëm por mbi të gjitha një njeri që e ka zemrën shumë të mirë. Vjen prej një familje shumë të mirë dhe veprat, ndihmat e zemra e saj kanë bërë që unë të dashurohem në të, ku një kohë shumë të gjatë edhe kam insistuar, por hap pas hapi më në fund jemi këtu ku jemi. Jam shumë i lumtur dhe besoj që në të ardhmen unë dhe Marigona do të jemi një shembull shumë i mirë për një familje të shëndoshë”.

“Për një dasmë, nuk ka akoma një datë, por besoj që shumë shpejt në 2022 do të ndodhë”, ka thënë më tej ai.

Robini përndryshe ka qenë i përfshirë në një lidhje të gjatë me modelen Heidi Lushtaku. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bes Kallaku feston gjashtëmujorin e të birit Amen, me një fotografi të rrallë

Bes Kallaku feston gjashtëmujorin e të birit Amen, me një fotografi të rrallë

Magazina
Nemo i Zvicrës thyen trofeun e Eurovisionit, vetëm pak minuta pasi u kurorëzua fitues

Nemo i Zvicrës thyen trofeun e Eurovisionit, vetëm pak minuta pasi u kurorëzua fitues

Magazina
Xhensila Myrtezaj feston gjashtëmujorin e djalit Amen: Më transformove si asnjëherë më parë

Xhensila Myrtezaj feston gjashtëmujorin e djalit Amen: Më transformove si asnjëherë më parë

Magazina
Fansat thonë se Doja Cat duhet të ndalohet nga Met Gala, pasi arriti veshur me bluzë të lagur

Fansat thonë se Doja Cat duhet të ndalohet nga Met Gala, pasi arriti veshur me bluzë të lagur

Magazina
Shpallja e finalistit të dytë, Juli dhe Meritoni në televotim kokë më kokë

Shpallja e finalistit të dytë, Juli dhe Meritoni në televotim kokë më kokë

Magazina
Holanda përjashtohet nga finalja e

Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"

Magazina
Kalo në kategori