LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi zgjedh tetë anëtarët e Bordit të RTK-së

Kuvendi zgjedh tetë anëtarët e Bordit të RTK-së

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur tetë anëtarë të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës, ndërsa ka dështuar për të zgjedhur një anëtar të bordit nga komuniteti serb pasi asnjë nga kandidatët nuk i ka marrë votat e nevojshme, për çka edhe do të ripërsëritet konkursi.

Në bazë të votimit, anëtarë të Bordit të RTK-së janë zgjedhur: Fatime Lumi-Qehaja, Arta Berisha, Albulena Mehmeti, Shukrie Rama, Driton Hetemi, Besnik Boletini, Safet Kabashaj dhe Bekim Sele.

Me mandat katërvjeçar do të jenë Safet Kabashaj, Bekim Sele, Driton Hetemi, me mandat trevjeçar Albulena Mehmeti, Fatime Lumi-Qehaja, ndërsa me mandat dyvjeçar Besnik Boletini, Shukrije Rama dhe Arta Berisha.


Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, tha se janë zgjedhur tetë anëtarë të Bordit të RTK-së, ndërsa për një anëtar nga komuniteti serb do të shpallet konkursi.

“Konstatoj se Kuvendi i Republikës së Kosovës i zgjodhi tetë anëtarë të Bordit të RTK-së në këtë përbërje: Fatime Lumi-Qehaja anëtare, Arta Berisha anëtare, Albulena Mehmeti anëtare, Shukrie Rama anëtare, Driton Hetemi anëtar, Besnik Boletini anëtar, Safet Kabashaj anëtar dhe Bekim Sele anëtar i Bordit të RTK-së. Kurse nga radhët e komunitetit serb nuk kemi asnjë të zgjedhur, sepse kanë marrë më pak vota të nevojshme se që e kërkon procedura për t’i zgjedhur anëtarë i bordit të RTK-së. Prandaj, për këtë pozitë kërkohet rishpallja e konkursit”, tha ai.

Deputetja e LVV-së, Arjeta Fejza, në emër të komisionit votues, ka lexuar të dhënat për të gjithë kandidatët për anëtarë të Bordit të RTK-së.

“Në votimin për zgjedhjen e anëtarëve të Bordit të RTK-së kanë marrë pjesë 87 deputetë dhe rezultatet janë këto: Driton Hetemi 75 vota, Besnik Boletini 62 vota, Ejup Gojnovci 27 vota, Safet Kabashaj 52 vota, Bekim Sele 55 vota, Petrit Çollaku 14 vota, Enis Halimi 17 vota dhe Gazmend Vitaku 16 vota. Në këtë votim kanë qenë dy fletëvotime të pavlefshme. Kurse për katër pozitat për anëtarë të Bordit të RTK-së nga radhët e gjinisë femërore kanë marrë pjesë 87 deputetë, të pavlefshme katër fletëvotime, kurse rezultatet janë këto: Fatime Lumi Qehaja 66 vota, Arta Berisha 67 vota, Albulena Mehmeti 67 vota, Jehona Ademaj-Sejdiu 11 vota, Shukrie Rama 61 vota, Mejreme Krasniqi – Sadiku 12 vota, Mihane Nartilë Salihu Bala 5 vota, Teuta Hoxha – Morina 12 vota. Në radhën e pozitës së një anëtari të bordit të RTK-së nga komuniteti serb kanë marrë pjesë po ashtu 87 deputetë, të pavlefshme kanë qenë 67 fletëvotime, Mihailo Shqepanoviq 14 vota, kurse Nelica Velkoviq 16 vota”, tha ajo.

Pas kësaj, Kuvendi i Kosovës i ka përmbyllur punimet për seancën e sotme.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori