LAJMI I FUNDIT:

Në Zvicër miratohet përdorimi i kapsulës së parë për eutanazi

Në Zvicër miratohet përdorimi i kapsulës së parë për eutanazi

Kapsula e dedikuar për asistimin e “vetëvrasjes” ka marrë miratimin në Zvicër, e ideatori dhe prodhuesi i saj beson se do të duhej të ishte e gatshme për përdorim në këtë vend deri në vitin e ardhshëm.

Eutanazia është legale në Zvicër, kurse në vitin 2020 atë e kanë shfrytëzuar 1.300 njerëz, kështu të paktën tregojnë të dhënat e dy organizatave për “asistimin e vetëvrasjes”, transmeton Telegrafi.

Njerëzit i jepnin fund jetës duke gëlltitur një lëng që i fut në komë të thellë para se të ndërrojnë jetë. Megjithatë mjeku Philip Nitschke, ka zhvilluar kapsulën Sarco të prodhuar me printerin 3D, që ofron një qasje ndryshe. Klientëve u garantohet një vdekje e qetë dhe shumë e shpejtë, pa përdorim të kimikaleve të ndryshme.


Kapsula realizon qëllimin e saj pasi që mbushet me azot, ku me shpejtësi të madhe zvogëlohet prezenca e oksigjenit, e personi që gjendet brenda saj vdes. Kapsula reagon në atë mënyrë duke shkaktuar çorientim, e personi mund të ndjejë një lloj euforie para se të humb vetëdijen.

Dr. Nitschke pretendon se vdekja ndodh pas 30 sekondave – pa pasur ndonjë moment paniku apo ndjenjën e ngufatjes. Gjithashtu, kjo kapsulë aktivizohet nga brendësia, kështu që personi mund vetë ta shtyp butonin sapo të jetë i gatshëm për vdekjen. Kapsula është mobile dhe mund të transportohet në çfarëdo lokacioni.

Prototipi i tretë i kapsulës Sarco aktualisht po prodhohet me ndihmën e printerit 3D në Holandë, dhe do të duhej të ishte e gatshme për përdorim në Zvicër deri në vitin 2022. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Moska thotë se Ukraina goditi Rusinë me raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi

Moska thotë se Ukraina goditi Rusinë me raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi

Evropa
FSB-ja publikon pamjet kur vetura e kapitenit rus hidhet në erë në Krime, ishte pjesë e flotës së Detit të Zi që kreu sulme mbi ukrainasit

FSB-ja publikon pamjet kur vetura e kapitenit rus hidhet në erë në Krime, ishte pjesë e flotës së Detit të Zi që kreu sulme mbi ukrainasit

Evropa
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”

Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”

Evropa
Vrau 77 persona më 2011, norvegjezi Anders Breivik kërkon të lirohet me kusht nga burgu

Vrau 77 persona më 2011, norvegjezi Anders Breivik kërkon të lirohet me kusht nga burgu

Evropa
Fluturimi më i gjatë me aeroplan në botë ku pasagjerët 'do të shikojnë dy lindje dielli' do të nisë në vitin 2026

Fluturimi më i gjatë me aeroplan në botë ku pasagjerët 'do të shikojnë dy lindje dielli' do të nisë në vitin 2026

Botë
Ministri gjerman i Mbrojtjes thotë se dëmtimi i kabllove nënujore ishte “sabotim”

Ministri gjerman i Mbrojtjes thotë se dëmtimi i kabllove nënujore ishte “sabotim”

Evropa
Kalo në kategori