LAJMI I FUNDIT:

Lionel Messi jep përgjigjen më modeste kur u pyet nëse është më i miri në histori të futbollit

Lionel Messi jep përgjigjen më modeste kur u pyet nëse është më i miri në histori të futbollit

Lionel Messi thotë se asnjëherë nuk është përpjekur të pajtohet me cilësimet si më i miri i të gjitha kohërave – dhe mendon se Zoti ka luajtur një rol kyç në udhëtimin e tij.

34-vjeçari siguroi Topin e shtatë të Artë në ceremoninë e mbajtur të hënën e javës së kaluar në Paris; një arritje që vetëm sa ka intensifikuar debatin mes tifozëve se kush është lojtari më i mirë në histori.

Për çdo person që beson se Messi është më i miri i të gjitha kohërave, ka një tjetër që mban rivalitetin e madh, Cristiano Ronaldo, meriton vlerësim për përpjekjet e tij te Manchester United, Real Madrid dhe Juventus.


Duke u thënë kështu, sulmuesi i Paris Saint-Germain, i cili ka shënuar nëntë gola në të gjitha garat për klubin dhe vendin këtë sezon, thotë se nuk e di nëse është më i miri i të gjitha kohërave.

“Unë kurrë nuk kam thënë, nuk kam menduar, apo as nuk jam përpjekur të pajtohem me këtë ide [për të qenë më i miri]”, deklaroi ai për France Football.

“Për mua është më se e mjaftueshme të konsiderohem apo të citohem si një nga lojtarët më të mirë në botë. Është diçka që nuk do të kisha guxuar kurrë ta imagjinoja apo ëndërroja”.

“Por… nuk di si ta them që të mos keqinterpretohet, nuk është se nuk më intereson, por, le të themi që nuk i jap shumë rëndësi të gjithave”.

“Nuk ndryshon asgjë për mua të jem më i miri apo jo. Dhe kurrë nuk u përpoqa të jem”.

Messi më tej ka shpjeguar se nuk i pëlqen të quhet model që duhet ndjekur gjatë intervistës me France Football.

“Nuk e di nëse jam model që duhet ndhekur”, shtoi ai. “Nuk më pëlqen të jem një i tillë apo të jap këshilla”.

“Kam luftuar për ëndrrat e mia, në fillim ishte të isha lojtar profesionist, më pas u përpoqa të kaloj veten dhe të arrij objektiva të reja çdo vit”.

“Në mes të gjithë kësaj, ka edhe një element fati. Kjo gjithashtu varet nga Zoti dhe besoj se ai zgjodhi që të më ndodhte e gjithë kjo”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq

Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq

La Liga
Miliona euro pagë dhe bashkëlojtar me yjet francezë - Mario Mitaj drejt Al Ittihadit

Miliona euro pagë dhe bashkëlojtar me yjet francezë - Mario Mitaj drejt Al Ittihadit

Ligat tjera
Stadiumi

Stadiumi "Fadil Vokrri" do të jetë i stërmbushur në ndeshjen hapëse të Kosovës ndaj Rumanisë

Përfaqësuesja e Kosovës
Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

La Liga
Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Premier League
Shtohen problemet për Real Madridin, lëndohen dy yjet e skuadrës

Shtohen problemet për Real Madridin, lëndohen dy yjet e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori