Duke konsideruar numrin mesatar të marrëdhënieve që një person ka në jetën e tij (pa llogaritur njerëzit që kanë qenë me ju vetëm për një natë), probabiliteti që gjërat të funksionojnë është 10 deri në 15%. Duket akoma më i vogël kur mendon martesat e dështuara ose ato të palumturat
Marrëdhëniet kanë këto probleme për shkak se njerëzit kanë tendencën të mësojnë nga gabimet dhe gjykimet. Asnjë nuk është i sigurt se çfarë funksionon dhe çfarë jo kështu që njerëzit takojnë të gjithë ata që fitojnë interesin tonë duke ngushtuar rrethin.
Mirëpo pritja për një marrëdhënie, nuk është e njëjta gjë me të qenurit gati për të. Ndonjëherë ne nuk jemi gati emocionalisht për të takuar dikë. Një takim pasi ju kanë thyer zemrën nuk është gjë e lehtë. Njerëzit besojnë se një marrëdhënie funksionon vetëm kur të dy partnerët janë të shëndetshëm emocionalisht.
Kjo gjë mund edhe të arrihet, por të qenurit emocionalisht gati është e ndryshme nga të qenurit mendërisht. Arsyeja kryesore se përse njerëzit ndahen është sepse ata nuk janë të përgatitur mendërisht. Ata nuk e kuptojnë plotësisht se çfarë duan dhe kanë nevojë ose nëse janë gati për t’i bërë sakrificat e nevojshme.
Mënyra e vetme për të përgatitur veten është të qëndroni e vetme. Duhet ta njihni veten në një nivel më intim dhe të thellë dhe këtë mund ta arrini duke kaluar shumë kohë vetëm. Këto janë disa nga arsyet se pse sa më shumë kohë të kaloni vetëm, aq më e mirë do të jetë marrëdhënia juaj, shkruan Women’s health.
Mësoni të njihni veten
Njerëzit kalojnë shumë kohë duke vënë fasada për të tjerët. Pretendojnë të jenë njerëz që nuk janë. Kur përpiqen shumë të përshtaten me të tjerët shpesh pa e kuptuar ne humbasin veten.
Të gjithë ndryshojnë me kohën, por jo të gjithë rriten
Kjo ndodh natyrshëm dhe nuk ka asgjë të keqe. Kur ju jeni vetëm dhe filloni të eksploroni se kush jeni, mendoni gjithmonë se kush do donit të ishit dhe do e njihni veten përsëri. Kështu do të kuptoni se çfarë është e rëndësishme për ju. Kjo është më e vështirë se sa e mendoni. Disa zakone të vjetra është e vështirë të largohen dhe e vetmja mënyrë për ta arritur është duke qëndruar vetëm.
Duhet të jeni në rregull me të qenurit vetëm. Duhet të kuptoni që ju mjafton vetja juaj
Është e kuptueshme që ju do të donit dikë në jetën tuaj dhe nuk doni të ndiheni vetëm. Askush nuk e do këtë. Mirëpo duhet të jeni të lumtur me veten tuaj. Lumturia dhe dëshira për jetën nuk duhet të varet nga dikush tjetër. Kjo nuk është diçka e keqe, por është e ndryshme dhe mund të mësoheni me diçka ndryshe.
Mësoni të përshtateni
Disa ditë mund të jenë të lodhshme dhe do të keni nevojë të ndjeni lumturi, por një marrëdhënie nuk do t’jua sjellë. Ju e zgjidhni vet mënyrën se si do e perceptoni botën. Nëse realizoni këtë dhe e shihni gjithmonë botën në mënyrën tuaj është në rregull. Nëse e sforconi veten për ta ndryshuar, mund ta bëni. Nëse mundeni të ndryshoni realitetin, do të jeni më të lumtur me veten dhe me mënyrën se si e kontrolloni veten tuaj, citon Anabel.
Lidhja kur jeni emocionalisht dhe mendërisht gati pakëson shanset që ajo të dështojë
Sa më shumë kohë të jeni beqarë, sa më shumë kohë të kaloni duke njohur dhe kuptuar veten, aq më shumë mundësi ka që marrëdhënia juaj e ardhshme të zgjasë.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPrindërit që rritin fëmijë emocionalisht inteligjentë i bëjnë këto shtatë gjëra
Truku i flokëve të Zendaya që duhet ta provoni të gjitha
Terapistët: Nëse thua shpesh tre fraza, prindërit të kanë rritur mirë
Partneri juaj ka shanse më të larta për t’u bërë i pasur nëse ka këtë tipar personaliteti
Muaji i pestë i shtatzënisë: Çfarë ndryshimesh ju presin dhe mos u habitni nga këto simptoma
Vetëm për më të guximshmet: Joga lakuriq është një hit i vërtetë në botë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime