LAJMI I FUNDIT:

‘Fillon të duket sikur Ben Affleck, alkoolisti’ – rrëfimi i aktorit për vartësinë e tij

‘Fillon të duket sikur Ben Affleck, alkoolisti’ – rrëfimi i aktorit për vartësinë e tij
(Foto: Screenshot/The Way Back/Time Magazine)

Ben Affleck është nga yjet e rralla që e kanë pranuar problemin e tyre të vartësisë me alkoolin.

Aktori hollivudian për herë të parë nisi trajtimin kundër vartësisë në vitin 2011, ndërsa gjërat eskaluan para fundit të martesës me Jennifer Garner. Ai sërish shkoi në trajtim në vitet 2017 dhe 2018.


Në një intervistë të mëhershme, 49-vjeçari ka folur edhe në lidhje me këtë temë.

(Foto: Screenshot/The Way Back/IndieWire)

“Fillon të duket sikur: ‘Ben Affleck, alkoolisti’, sepse kam folur për këtë gjë. Aktorët tjerë kanë refuzuar dhe kanë pasur fatin që ta ruajnë anonimitetin. Sepse unë e di një numër të madh të vartësve që e bëjnë këtë punë, problemet e të cilëve nuk janë publike, të cilët kurrë nuk është dashur t’iu përgjigjen pyetjeve të këtilla dhe të cilët kanë pasur shumë probleme, ndoshta edhe më të rënda se unë”.

Ana e errët e vëllezërve Affleck: Abuzimet seksuale, vartësitë nga alkooli e bixhozi, tradhtitë
Lexo po ashtu Ana e errët e vëllezërve Affleck: Abuzimet seksuale, vartësitë nga alkooli e bixhozi, tradhtitë

“Por, njëherësh është e vërtetë se jam alkoolist. Ajo periudhë e jetës ka qenë e tmerrshme. Po, ka pasur çaste kur jam përballur me atë që është më e rëndësishme për mua dhe mundësinë për ta humbur. Dhe kjo ka ndryshuar gjithçka. Nuk jam bërë më i fortë, as nuk kam zhvilluar ndonjë forcë të vullnetit. Thjesht e kam prekur atë kufi”, është shprehur aktori.

Edhe pse nuk i ka përmendur emrat e njerëzve që i ka lënduar, ai ka folur për dhimbjen që ua ka shkaktuar të tjerëve derisa është përballur me alkoolizmin dhe turpin, që i ka quajtur si ndjenjë toksike dhe të tmerrshme. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Albania

Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Albania

Magazina
U mbyt në lumin Buna, bashkë me tre fëmijët, Luiz Ejlli reagon për rastin tragjik të gruas që tronditi Shqipërinë

U mbyt në lumin Buna, bashkë me tre fëmijët, Luiz Ejlli reagon për rastin tragjik të gruas që tronditi Shqipërinë

Magazina
Graciano

Graciano "plas bombën" që përfshin Erjolën dhe Romeon - për çfarë bëhet fjalë?

Magazina
'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit

'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit "Me Gjylën"

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Kalo në kategori