Parkoi ilegalisht veturën para hidrantit, zjarrfikësit në New York ia thyejnë xhamat për të lidhur zorrën e ujit
Parkimi ilegal në New York, do t’i kushtojë shtrenjtë një shoferi të BMW-së.
BMW Serie 5 ishte parkuar ilegalisht para hidrantit në Bronx të New York City, duke ua pamundësuar zjarrfikësve të intervenojnë për ta fikur zjarrin në anën tjetër të rrugës, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, ata gjetën shpejtë zgjidhjen – ia thyen dritaret e veturës duke futur zorrën e ujit dhe lidhur në hidrant, e më pas kryen punën e tyre.
Vetura qëndroi në të njëjtin vend për katër ditë. Por kjo nuk është hera e parë që zjarrfikësit detyrohen të ndërmarrin veprime të tilla për shkak të parkimeve ilegale.
E pronari i BMW-së raportohet se ishte ankuar para gazetarëve për thyerjen e dritareve të veturës.
“Më kanë shkatërruar veturën, do të më kushtojë shtrenjtë. Jam i stresuar, nuk kanë pasur nevojë ta bëjnë këtë”, tha pronari i BMË-së.
Mediat amerikane raportojnë se ai duhet të paguaj një dënim prej 180 dollarëve për parkim ilegal, si dhe duhet të mbulojë shpenzimet për riparimin e veturës së dëmtuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBashkëpunimi midis Yamaha dhe Toyota - rezultati është një motor i fuqishëm V8 që punon me hidrogjen!
YouTuberi i famshëm shkatërroi McLaren me vlerë mbi një milion dollarë
BMW prezantoi një "asistent të automatizuar të ndërrimit të marsheve" në motoçikleta
Tesla e paditi Teslën
Çifti e shndërron autobusin e shkollës në një shtëpi për të jetuar
Fshirësit e xhamit nuk funksionojnë - kjo vajzë ka një zgjidhje të thjeshtë që bëri të gjithë të qeshin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City