Përveç parlamentit të Shqipërisë, Kosovës dhe Serbisë, shqiptarët nuk mungojnë as në tempullin e demokracisë në Kroaci. Ermina Lekaj – Përlaskaj prej 3 mandatesh përfaqëson shqiptarët dhe 5 komunitete të tjera në parlamentin kroat.
Lekaj ka treguar rrugëtimin e saj në politikën e Zagrebit.
“Së pari kam filluar si një studente shqiptare që ka ardhur të studiojë në Kroaci. Dhe gjatë shoqërimin tim me studentët kroat kam parë që kanë shumë paragjykime për komunitetin shqiptar. Edhe me aktivitetet e mia kam parë që nëse nuk arrijmë të kemi ndikim politik në shoqërinë kroate nuk kemi arritur asgjë. Ligji kushtetues i republikës së Kroacisë na mundëson që pakicat të kenë një deputet në parlamentin e Kroacisë. Në mandatin e parë kam fituar me shumë pak vota dhe arritëm që për herë të parë një shqiptare të përfaqësojë boshnjakët dhe 4 komunitetet e tjera që i përkasin atij grupi”, tregon Lekaj për A2 CNN.
Vetëdijesimi dhe faktorizimi i shqiptarëve në Kroaci, ka ndryshuar që prej mandatimit të Lekajt në Kuvend.
“Ka filluar të flitet më haptazi për kontributet e shqiptarëve. Gjithmonë e cekim që ne shqiptarët japim një kontribut të madh si në aspektin ekonomik, edhe në luftën atdhetare të Kroacisë kemi dhënë një kontribut. Nuk kemi patur shtëpi të kulturës në Kroaci dhe në çdo qark po blejmë shtëpi që të jenë pronë e shoqatave të shqiptarëve, që anëtarët e tyre të kenë mundësinë të angazhohen dhe të merren me kulturën e tyre”, thotë deputetja në Parlamentin kroat.
Lekaj ka ndikuar drejtpërdrejtë në angazhimin e Kroacisë për dy shtetet shqiptare, Shqipërinë dhe Kosovën, teksa për mikrofonin e A2 liston disa nga arritjet në fushën e infrastrukturës mes vendeve.
“Çka është misioni im në këtë moment është që të sensibilizoj qeverinë dhe të gjitha institucionet e tjera kroate që të jenë sa më afër Kosovës dhe çdo herë shkoj me atë arsyetim që Kosova është një shtet i ri që ka filluar tani të ecë dhe i duhet dikush që ta ndihmojë. Kam arritur me deputetë kroat, me ministrat t’i bëjmë një vizitë Kosovës dhe kjo vizitë të mos jetë vetëm kortezi. U arrit që të ketë një bashkëpunim ekonomik dhe së shpejti më 15 dhjetor do të hapet dhe linja ajrore mes Prishtinës dhe Zagrebit”, shton ajo.
Edhe pse rezidente në Kroaci, Lekaj viziton shpesh Tiranën, e Prishtinën ku nuk mungojnë diskutimet me zyrtarët vendas për çështjet e interesit dhe bashkëpunimin mes palëve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës