LAJMI I FUNDIT:

Motoçikleta elektrike lëviz me 456 km/h, ky është rekord i ri botëror

Motoçikleta elektrike lëviz me 456 km/h, ky është rekord i ri botëror

Kampioni i botës Max Biaggi arriti të vendosë një rekord të ri shpejtësie për motoçikletat elektrike.

Motoçikleta elektrike Voxan Wattman është motoçikleta më e shpejtë e këtij lloji me një shpejtësi prej 456 km/ h.

Rekordi i mëparshëm ishte 408 km/h dhe kështu ai tashmë është tejkaluar.


Shpejtësitë janë matur në një pistë garash mbi 1.6 kilometra.

Max Biaggi vendos disa rekorde shpejtësie

Përgjegjës për rekordin është gjashtë herë kampioni i botës Max Biaggi.

Ndërsa motor i motoçikletës është rreth katër herë më i fuqishëm se shumica e motoçikletave elektrike kryesore si Zero SR/F dhe Harley-Davidson LiveWire, kapaciteti i baterisë është afërsisht i barabartë me motoçikletat elektrike të sotme.

Dallimi kryesor është se Voxan Wattman konsumon pjesën më të madhe të fuqisë së baterisë në disa vrapime, krahasuar me shumicën e motoçikletave elektrike të konsumit që mund të ngasin për orë të tëra. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Voxan Motors (@voxanmotors)

View this post on Instagram

A post shared by Voxan Motors (@voxanmotors)