Shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit” ka shënuar 12-vjetorin e themelimit. Me këtë rast ka organizuar një event ku ishin pjesëmarrës kryetarë komunash, përfaqësues të partive politike, përfaqësues të bashkësive fetare, artistë dhe shumë dashamirë.
Në një njoftim për medie, u bë e ditur se në këtë përvjetor u dhuruan 148 shtëpi dhe një banesë për familjet skamnore në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni Veriore dhe Luginë të Preshevës.
Drejtori Halil Kastrati tha se gjatë këtyre 12 vjetëve shoqata që ai drejton ka arritur të depërtojë në çdo cep të trojeve shqiptare, duke përkrahur familjet skamnore.
Kastrati tha se në këtë datë, 12 vjet më parë nisën rrugëtimin e vështirë me plotë sfida, probleme, por që asnjëherë nuk u dorëzuan.
“Shoqata Jetimat e Ballkanit për më shumë se një dekadë arriti shumë objektiva, e që janë: ndihma ndaj jetimëve, skamnorëve, hallegjinjve. Ndërtimi i më shumë se 1 mijë shtëpive në çdo cep ku jetojnë shqiptarët për familjet në nevojë, blerja e shumë banesa, ushqyem mijëra familje përmes kuzhinave tona. Dhe ia ku jemi. Prezenca juaj sot në këtë përvjetor është argumenti më i mirë se ne së bashku me bamirës shqiptarë anë e kënd trojeve shqiptare lam shumë gjurmë, u rritëm shumë për të qenë në shërbim të njerëzve që për një apo shumë arsye kanë mbetur në mëshirë të fatit”, tha Kastrati.
Për këto 12 vjet Kastrati tha se dëshmuan se me punë, ndershmëri, sinqeritet dhe vendosmëri mund të arrihen edhe synimet që dikur ishin vetëm një ëndërr.
Në këtë event pranuan çelësat e shtëpive kryetarët e komunave përkatëse nga të gjitha trojet shqiptare, të cilët vlerësuan lart punën e “Jetimave të Ballkanit”.
Në fund Kastrati falënderoi të gjithë donatorët për përkrahjen e vazhdueshme ndaj shoqatës që ai drejton. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dimitrieska-Koçoska për taksën e solidaritetit: Nëse gjykata vendos që paratë të kthehen, nuk mund t’i shpëtojmë
Përleshje në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, një i mitur i lënduar
Çmimi “22 Nëntori” këtë vit u nda për profesorët Avzi Mustava dhe Afrim Osmani
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje