LAJMI I FUNDIT:

Problemet për Apple – iPhone 13 është gjithnjë e më pak i kërkuar dhe nuk ka pjesë

Problemet për Apple – iPhone 13 është gjithnjë e më pak i kërkuar dhe nuk ka pjesë

Apple u sugjeron furnizuesve të komponentëve të iPhone 13 që nuk mund të porosisë më numrin e zakonshëm të telefonave për shkak të rënies së kërkesës.

Kompania tashmë ka reduktuar porositë e iPhone në 80 milionë këtë vit (nga një objektiv prej 90 milionë), dhe ka planifikuar të kompensojë këtë vitin e ardhshëm.

Tashmë duket se partnerëve prodhues të kompanisë i është vënë në dukje mundësia që kjo të mos ndodhë, pasi mund të mos ketë rritje të kërkesës në treg.


Ashtu si pothuajse të gjitha kompanitë e tjera të teknologjisë, Apple po përballet me probleme të shkaktuara nga mungesa globale e çipave.

Tim Cook, CEO i Apple, vuri në dukje se mungesa ndikoi në fitimet e vlerësuara të kompanisë prej gjashtë miliardë dollarësh në baza tremujore, dhe kësaj iu shtua ndikimi i pandemisë COVID-19.

Sipas Bloomberg, linja e iPhone 13 mund të mos përmbushë pritshmëritë fillestare të Apple. Plani fillestar ishte të prodhoheshin 90 milionë modele iPhone për vitin 2021, për shkak të rritjes së kërkesës.

Apple zakonisht porosit rreth 75 milionë telefona, në vitin që u lansua iPhone. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë

"CarynAl më bëri milionere në moshën 24-vjeçare", influencuesja që krijoi versionin digjital të vetes rrëfen historinë personale

Teknologji
Australia dëshiron t'ua ndalojë fëmijëve rrjetet sociale - si do ta zgjidh këtë problem qeveria e Albaneses?

Australia dëshiron t'ua ndalojë fëmijëve rrjetet sociale - si do ta zgjidh këtë problem qeveria e Albaneses?

Teknologji
Prezantohet aparati i ri për fotografi - Sony A1 II

Prezantohet aparati i ri për fotografi - Sony A1 II

Teknologji
Ushtria amerikane teston automatikun me Al

Ushtria amerikane teston automatikun me Al

Teknologji
Google reagon

Google reagon "me zemërim" pas raportimeve se do të duhet të shesë Chrome

Teknologji
El Capitan është superkompjuteri i ri më i shpejtë në botë

El Capitan është superkompjuteri i ri më i shpejtë në botë

Teknologji
Kalo në kategori