Çdo vit e më pak fëmijë vijnë në jetë nëpër familje. Reduktimi i numrit të lindjeve të para, të dyta apo të treta është tkurrur me gjithsej 19 mijë bebe gjatë vitit të kaluar, ose 5.265 fëmijë më pak në dhjetëvjeçarin e fundit. Pas “baby boom” të vitit 2010 (ku u regjistruan 24.296 foshnje ), në 2015 shifrat filluan të ulen (23.075 bebe), ndërsa shkalla e natalitetit shkoi nga 11.8 për qind në 9.2 për qind ( foshnje të lindura në 1000 banorë). Bashkë me to kanë rënë edhe shpenzimet nga buxheti i shtetit për lindjen e fëmijës së parë, të dytë, apo të tretë.
Sipas një publikimi të Entit Shtetëror të Statistikave nga viti 2019 në vitin 2020 është ulur numri i shtesave financiare për fëmijën e tretë dhe të katërt. Përkatësisht, vitin e kaluar kanë përfituar nga shtesa për fëmijën e tretë 2475 më pak familje. Sipas grafikut që tregon shpenzimet e buxhetit për shtesat financiare, ku sipas ndryshimeve ligjore janë përfshirë edhe bonuset për lindjen e fëmijës së dytë (20 mijë denarë) në rajonin e Shkupit shihet se fondi i akorduar gjatë 2020 ka qenë mbi 20 milionë denarë. Pas rajonit të Shkupit si përfitues më i madh i fondeve për shtesat për fëmijën e tretë dhe të katërt (10.185 fëmijë) vjen rajoni i Pollogut (4751 fëmijë) Jugperëndimori (2781fëmijë). Shtesat për fëmijën e katër (gjithsej 786) po ashtu në numrin më të madh janë në Shkup (270 fëmijë) dhe Pollog (110 fëmijë).
Nga ana tjetër, komunat mundohen të stilumojnë lindjet e foshnjave përmes dhënies së bonuseve vetëm për fëmijën e parë, apo edhe për çdo fëmijë të lindur. Rasti më i fundit është komuna e Aerodromit ku rifilloi dhënia e bonusit prej 8 mijë denarë për çdo foshnjë të lindur në këtë komunë, praktikë kjo e ndërprerë prej disa muajsh. Problemi me reduktimin e lindjeve nuk u zgjidh as me masat e marra më parë, dhe as me politikat e ndryshuara tre vitet e fundit. Ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve u argumentuan si rezultat i joefikasitetit të ligjeve të mëparshme, pasi mbështetje financiare afatgjatë (për fëmijën e tretë dhe të katërt) përfituan edhe familjet që ishin në gjendje të mirë ekonomike. Dhe me ndryshimet e reja të drejtën e shtesave për fëmijët e kanë ato familje që janë në gjendje më të vështirë ekonomike ( për të gjithë të lindurit pas datës 24.03.2020). Që do të thotë se kjo e drejtë mund të realizohet vetëm nëse të ardhurat e familjes gjatë tre muajve të fundit të dorëzimit të kërkesës janë më të vogla sesa paga minimale.
Sipas të dhënave të Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale, shkalla e natalitetit është në rënie nga 13.3 për qind në vitin 2001 deri në 11.1 për qind në vitin 2016 e në 9.2 vitin e kaluar. Përveç komunave maqedonase që regjistrojnë shifra të ulëta dhe rritje negative të popullsisë, fenomeni i lindjeve të pakta është gjithnjë e më shumë prezent edhe në pjesën shqiptare, sidomos në Pollog ku vjet për herë të parë ky rajon hyri në listën e rajoneve ku numri i popullsisë po minusohet. Sipas të dhënave zyrtare, lindjet janë më të shumta në zonat urbane (rreth 60 për qind), ku rajoni me më shumë lindje është Shkupi dhe më pak Lindor – 6 për qind e lindjeve të përgjithshme. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A