LAJMI I FUNDIT:

PD për “Ballkanin e Hapur”: U ideua në zyrën e presidentit serb

PD për “Ballkanin e Hapur”: U ideua në zyrën e presidentit serb

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është thirrur sot në interpelance nga deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, i cili ka kërkuar shpjegime për nismën për Ballkanin e Hapur.

Shehu deklaroi në Kuvend se Ballkani i Hapur është një projekt i Vuçiq i mbështetur nga Rama që nuk i sjell asnjë dobi vendit dhe as rajonit.

Për Shehun ky projekt është një mbivendosje e dy projekteve, ai për Jugosllavinë e madhe me Jugosllavinë e re.


“Kërkohet një diskutim i gjerë që duhet bëtë para shpalljes së nismës në Novi Sad, kërkon zëvendësimin e tyre. Aq shumë u involvua në këtë projekt Vuçiqian sa para pak ditësh parlamenti serb ua shpërbleu me duartrokitje të gjata. Ministrja e Jashtme tha se iniciativa nuk është përgatitur në zyrat e PS. Jam shumë dakord. U ideua në zyrat e Vuçiq e bazuar në ëndrrën e vjetër për një Jugosllavi të re. Kemi një mbivendosje të dy projekteve, atë Jugosllavisë së madhe me Jugosllavinë e re. Ju kryeministër u bëtë mbështetës. Koha i dha ngjyrat që kishte, një aventurë e rrezikshme. U përfshitë në një projekt të rrezikshëm dhe të dështuar sepse projekti jo vetëm ishte përjashtues por edhe në kontrollin serb dhe përjashtimin e Kosovës. Ky Ballkan i hapur shpenzon para vetëm për samite, tryeza dhe konferenca”, tha Shehu. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori