LAJMI I FUNDIT:

Momenti kur aeroplani F-35 britanik rrëzohet në det nga një aeroplanmbajtëse

Momenti kur aeroplani F-35 britanik rrëzohet në det nga një aeroplanmbajtëse

Një përdorues në Twitter ka postuar një video që tregon momentin kur aeroplani tenton të ngrihet nga aeroplanmbajtësja britanike, por që dështon. 

Së fundmi është publikuar në Twitter një video 16 sekondëshe, e cila tregon se si një aeroplan luftarak F-35B i Marinës Mbretërore Britanike rrëzohet në det nga një aeroplanmbajtëse.


Ju mund të shihni se si avioni përpiqet të ngrihet nga anija “HMS Queen Elizabeth” e Marinës Britanike në Mesdheun lindor. Megjithatë, F-35 nuk arrin të gjenerojë ngritje ose shtytje të mjaftueshme dhe bie përpara nga platforma e nisjes së transportuesit.

Në çdo rast, piloti duket se ia ka dalë me kohë nga avioni. Siç raporton Defense News, piloti i skuadronit 617 të Forcave Ajrore Mbretërore u shpëtua më pas nga uji me helikopter. Ndryshe nga aeroplani luftarak, sepse aktualisht është ende në kërkim.

Një avion luftarak F35B i kushton qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar rreth 104 milionë euro. /Telegrafi/