LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor, investimi më i sigurt në stabilitetin e rajonit

Osmani: Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor, investimi më i sigurt në stabilitetin e rajonit

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, gjatë pjesëmarrjes në takimin e rregullt të Ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s, i cili u mbajt në Riga e theksoi nevojën për veprim të përbashkët strategjik dhe qasjen e NATO-s dhe BE-së në Ballkanin Perëndimor si parakusht bazë për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit.

Siç kumtojnë nga MPJ, gjatë sesioneve dyditore të punës u diskutuan çështje me rëndësi strategjike për Aleancën, si situata në Afganistan, adresimi i sfidave aktuale dhe të ardhshme të sigurisë, si grupimi ushtarak i Rusisë përgjatë kufirit me Ukrainën dhe sfidat hibride që vijnë nga Bjellorusia.

Gjithashtu, siç thuhet në kumtesë, temë e takimit ishte situata në Ballkanin Perëndimor dhe interesat gjeostrategjike të Aleancës për një rajon të qëndrueshëm, progresiv dhe demokratik duke e riafirmuar perspektivën evropiane dhe euroatlantike të vendeve të rajonit.


Ministrat e Jashtëm diskutuan edhe për Konceptin Strategjik të NATO-s, si një dokument i rëndësishëm për rolin e ardhshëm gjeostrategjik të Aleancës.

Në seancat e punës, shtojnë nga MPJ, ministrat miratuan disa vendime dhe dokumente. Të njëjtat janë të rëndësishme për veprimin dhe forcimin e ardhshëm të Aleancës, por edhe për përgatitjen e Samitit të Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive të NATO-s, që do të mbahet vitin e ardhshëm në Madrid.

Osmani ndër të tjerash theksoi se jemi dëshmitarë të përkeqësimit të mjedisit strategjik global dhe degradimit të rendit juridik ndërkombëtar. Ai theksoi nevojën për veprim të përbashkët strategjik dhe qasjen e NATO-s dhe BE-së në Ballkanin Perëndimor si parakusht bazë për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit.

Në margjinat e takimit,ministri i Jashtëm Bujar Osmani në margjinat e takimeve u takua edhe me Ndihmëssekretaren e Shtetit të SHBA-së Karen Donfried, Ministrat e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Anzhe Logar, Mbretërisë së Norvegjisë, Aniken Sh. Hjitflet, Francë, Zhan-Iv Le Drian dhe të Republikës Çeke, Jakub Kulhanek.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake

Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake

Siguri
Nominoi Feride Rushitin për Nobel për Paqe, deputeti suedez: Është një dritë shprese për drejtësinë në mbarë botën

Nominoi Feride Rushitin për Nobel për Paqe, deputeti suedez: Është një dritë shprese për drejtësinë në mbarë botën

Lajme
Forcat e Armatosura Turke trajnojnë ushtarët e Kosovës

Forcat e Armatosura Turke trajnojnë ushtarët e Kosovës

Siguri
Përkundër mbështetjes për VV-në, Berisha thotë se është i pavarur - akuzon gazetarë e analistë për tentim kapje të KPM-së

Përkundër mbështetjes për VV-në, Berisha thotë se është i pavarur - akuzon gazetarë e analistë për tentim kapje të KPM-së

Lajme
Opozita reagon ashpër pasi Besnik Berisha u zgjodh kryetar i ri i KPM-së

Opozita reagon ashpër pasi Besnik Berisha u zgjodh kryetar i ri i KPM-së

Lajme
Bojkotimi i tri kanaleve televizive nga LVV-ja, sekretari i partisë i përgjigjet kritikave

Bojkotimi i tri kanaleve televizive nga LVV-ja, sekretari i partisë i përgjigjet kritikave

Lajme
Kalo në kategori