LAJMI I FUNDIT:

Varianti Omicron në Shqipëri? Manastirliu: ISHP do të dërgojë mostrat për analiza

Varianti Omicron në Shqipëri? Manastirliu: ISHP do të dërgojë mostrat për analiza

Instituti i Shëndetit Publik do të dërgojë për analiza në laboratorë të specializuar mostra të pacientëve për të zbuluar nëse varianti i ri i COVID-19, Omicron qarkullon në Shqipëri.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastriliu u bëri thirrje qytetarëve që të vijojnë me procesin e vaksinimit.


Ajo deklaroi se do të bëhet një vlerësim i gjithë masave aktuale për frenimin e pandemisë, si dhe vendosja e maskave në ambientet e brendshme.

“Është e rëndësishme të vijojmë vaksinimin edhe në raport me variantin e ri Omicron që tashmë ka shqetësuar botën. Jo duke i vendosur vendet në panik por i ka vendosur në një gatishmëri të shtuar të gjitha vendet, ashtu sikurse edhe ne”, tha ministrja Manastirliu.

Që nga nisja e procesit të vaksinimit në Shqipëri janë kryer në total 2.103.351 doza. Nga këto, 1.072.645 janë doza të para; 961.013 doza të dyta dhe 67.381 doza të treta.

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori