LAJMI I FUNDIT:

MPB për denoncimin për eksploziv në Teatrin e Maqedonisë

MPB për denoncimin për eksploziv në Teatrin e Maqedonisë

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se ka pasur një paralajmërim nga një person për sulm në Teatrin Kombëtar të Maqedonisë së Veriut.

“Informojmë qytetarët se Ministria e Punëve të Brendshme ka vepruar pas paralajmërimit për sulm, nga momenti që një person është paraqitur më 16:45 në sportelin e TKM”, deklarojnë nga Policia e Maqedonisë së Veriut.

Kujtojmë se të gjitha hyrjet në Teatrin Kombëtar ishin bllokuar për shkak të denoncimit.


“Është vërtetuar se denoncimi për sulm është i rremë”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/