LAJMI I FUNDIT:

14 të vdekur nga rrëzimi i helikopterit ushtarak gjatë stërvitjeve në Azerbajxhan

14 të vdekur nga rrëzimi i helikopterit ushtarak gjatë stërvitjeve në Azerbajxhan

Një helikopter ushtarak i Azerbajxhanit u rrëzua të martën gjatë një fluturimi stërvitor, derisa humbën jetën 14 anëtarë të ekuipazhit dhe u lënduan dy të të tjerë, tha shërbimi kufitar shtetëror i vendit të Kaukazit Jugor.

Raportimet e medieve thanë se një helikopter ushtarak që i përkiste Shërbimit Kufitar Shtetëror të Azerbajxhanit (SBS) u rrëzua mëngjesin e së martës derisa kryente fluturime stërvitore në hapësirën ajrore Garaheybat në rajonin Khizi pranë kryeqytetit të Azerbajxhanit, Baku, transmeton Telegrafi.

Si pasojë e aksidentit, shumë njerëz kanë humbur jetën dhe disa janë lënduar, tha SBS. Sipas disa medieve që cituan raportin e agjencisë së lajmeve RIA, rreth 14 persona vdiqën gjatë incidentit dhe dy të tjerë pësuan lëndime.


“Sot, rreth orës 10:40 (GMT), një helikopter ushtarak i Shërbimit Kufitar Shtetëror u rrëzua gjatë fluturimeve stërvitore në rajonin Khizi”, thuhet në deklaratë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Amerika
Kalo në kategori