Studiuesi Auron Tare thotë se “përçarja” për festimin e datës së çlirimit mes datës 28 dhe 29 nëntor është “absurd shqiptar”.
Tare gjatë emisionit “Now” tha gjithashtu se shpesh nuk bëhet një dallim mes partizanëve dhe komunistëve që erdhën në pushtet pas çlirimit.
“Kanë ardhur në pushtet me ndihmën e britanikëve dhe amerikanëve. Ata i sollën në pushtet. I hodhën flori, rroba, municione me qindra avionë. Enveri me armët e tyre erdhi në pushtet. Nuk janë ata (partizanët) përgjegjës për atë çfarë u bë më vonë në Shqipëri. Nuk janë ata që sollën komunizmin. Ata që luftuan dhe u vranë nuk ishin komunistë, vetëm shumë pak ishin. Katër gjyshërit e mi shkuan në mal, por nuk ka qenë komunist asnjëri. Shkuan se menduan të luftonin për çlirimin e vendit”, tha ai.
Sipas Auron Tares mungon seriozitetin në trajtimin e kësaj çështjeje si dhe me nderimin e të rënëve në luftë. Ai tha se “mjaftohet me një ceremoni vetëm për t’u transmetuar në televizione” dhe nga ana tjetër shtoi se nuk ka asnjë kujdes për varrezat e dëshmorëve.
Tare tha se ata që luftuan i bënë një nder të madh vendit pasi ruajtën integritetin territorial, deri në 1943- unë kam botuar dokumente të Churchill-it, i cili i kishte premtuar Greqisë, Shqipërinë e Jugut nëse Greqia do të merrte pjesë në luftë me aleancën.
Studiuesi thotë se duhen bërë disa dallime duke theksuar se pavarësisht se Enver Hoxha i bëri një nder vendit gjatë luftës, nuk mund të thuhet se ai e donte Shqipërinë më shumë se Mit’hat Frashëri, por u reshtua në anën e gabuar./Euronewsal.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova