Instituti i Kosovës për Drejtësi sot ka lansuar e Platformën Online për Ndihmë Juridike.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka mirëpritur lansimin e platformës online për ndihmën juridike falas, ndërsa u shpreh se si ministri janë në finalizim të strategjisë kundër dhunës në familje.
Haxhiu tha se kjo strategji pritet të finalizohet në kuadër të “16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore”.
“Jemi në përmbyllje të strategjisë nacionale kundër dhunës në familje dhe që një nga dokumentet që është hartuar nga Ministria e Drejtësisë kanë kontribut të madhe edhe shoqëria civile, por është dokumenti që më së shumti ka pasur komente dhe propozime në të. Mirëpres çdo koment e adresim në këtë strategji, që të finalizohet në kuadër të 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës me baza gjinore ku parashihen me shumë se 100 aktivitete. Ideja e këtyre aktiviteteve është që të sensibilizojmë opinionin publik në raport me parandalimin, adresimin dhe raportimin e dhunës në familje, dhe të kërkojmë llogari e përgjegjësi nga institucionet që kanë për obligim që të mbrojnë jetën e grave dhe të parandalojnë këtë fenomen negativ që po rrezikon shoqërinë tonë”, ka thënë ajo.
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog këtë platformë e ka konsideruar si një nismë të rëndësishme, duke thënë se qasja në të drejta dhe njohja e të drejtave është një nga aspektet e para për të qenë në gjendje për të kërkuar drejtësi. Ai tha se dhuna në familje është një realitet i trishtuar në Kosovë.
“Pasi përkundër të gjitha përpjekjeve ekzistuese, dhuna në familje dhe format e tjera të dhunës ndaj grave janë ende një realitet i trishtuar në Kosovë. Thjesht duhet të vazhdojmë këtë luftë. Të rritet kapaciteti i këtyre ofruesve të shërbimeve dhe të sigurohet qasje e barabartë dhe cilësore në shërbime për të gjithë……Mezi pres të shoh se si platforma do të ndihmojë në përhapjen e këshillimit ligjor falas në praktikë, se si avokatët dhe viktimat mund ta përdorin atë, dhe se si do të bëhet thelbësore për viktimat”, ka thënë ai.
Urika Richardson, koordinatore për zhvillim nga OKB, ka përshëndetur punën që po bëjnë institucionet e Kosovës karshi strategjisë kundër dhunës në familje.
“Qasja në drejtësi duhet të jetë e verbër, drejtësia nuk duhet të jetë e varur nga përmasat e xhepit tuaj madhësia se sa mund të jepni të gjithë duhet ta kenë qasjen e njëjtë. Pra, e dimë që nuk është ashtu askund në botë nuk është bash ashtu siç do të donim ne sidomos për grupet e margjinalizuara apo më të cenueshme nuk ekziston e drejtë tërësishme e plotë dhe nuk është diçka që ata mund ta kenë. Ne si familje e Kombeve të Bashkuara e përshëndesim lansimin e kësaj platforme që ofron këto shërbime për këto gra që jetojnë në fshatra të largëta që kanë nevoja të veçanta, minoritetet, për ata që nuk flasin gjuhën shqipe… Do ta bëjmë punën maksimale në krijimin e një ambienti sa më të sigurt për gratë dhe vajzat, në mënyrë që ato mos të kenë frikë nga një dhunë e tillë. E dimë që në Kosovë, me pandeminë fatkeqësisht, është keqësuar gjendje me rastet e dhunës në familje në një masë të madhe”, u shpreh ajo.
Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj u shpreh se në dy vjetët e fundit kanë ofruar këshilla juridike falas për me shumë se 2 mijë raste.
“Ofrimi i ndihmës dhe këshillave juridike përmes kësaj platforme siguron që kjo platforme të jetë efikase dhe efektive, duke ofruar dhe lehtësuar qasjen në drejtësi për secilën grua në Kosovë, e cila mund të jetë subjekt i dhunës në familje apo dhunës në baza gjinore. Platforma, po ashtu, siguron ruajtjen e konfidencialitetit dhe dinjitetit të palëve që kërkojnë ndihmë… Stafi i IKD-së në dy vjetët e fundit kanë ofruar më shumë se 2000 raste këshilla juridike falas ku prej tyre 40% janë për gratë dhe 25% ka qenë për komunitetet jo shumicë në Kosovë”, ka thënë ai.
Vetëm sivjet në Kosovë janë raportuar mbi 1.060 raste të dhunës në familje ndaj grave. Kosova, shteti më i ri në Evropë, ka integruar vetëm mbrojtjen e viktimave në legjislacionin e vet që prej dy vitesh. Formulimi i ligjeve është një ndërmarrje relativisht e shpejtë dhe e lehtë, por ndryshimi i sjelljes, krijimi i vetëdijes është një proces i gjatë që kërkon mbështetjen e plotë të autoriteteve.kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës
Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City