LAJMI I FUNDIT:

Fillon Akademia e Gazetarëve për Integritetin e Informacionit

Fillon Akademia e Gazetarëve për Integritetin e Informacionit

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës -AGK, me mbështetjen e Institutit Kombëtar Demokratik – NDI dhe USAID në Kosovë, po mban sot modulin e parë të Akademisë së Gazetarëve për Integritetin e Informacionit.

Në hapjen e kësaj akademie, studentëve të gazetarisë dhe gazetarëve të mediave qendrore e lokale, iu adresuan Xhemajl Rexha – kryetar i bordit të AGK-së, ambasadorja Nancy Soderberg – drejtore e lartë rezidente e NDI në Kosovë dhe James Evans Butler – zëvendësdrejtor i zyrës për Qeverisje dhe Demokraci në USAID Kosovë.

Rexha në emër të AGK-së, falënderoi NDI-në dhe USAID-in si partnerë shumë të rëndësishëm të organizatës për mundësimin e Akademisë, duke shpresuar që përmes këtyre moduleve do të shkëmbehen praktikat më të mira për integritetin e informacionit.


“Në këtë kohë posaçërisht sfiduese për integritetin e informacionit, besoj se do të jeni në gjendje të mësoni praktikat më të mira për verifikimin e informacionit. Ju nxis që mësimet nga Akademia t’i ndani edhe me kolegët në redaksitë tuaja dhe që kjo të shërbejë edhe për edukimin e publikut.”

Ambasadorja Soderberg , theksoi rëndësinë e medieve të pavarura dhe të lira për funksionimin e mirëfilltë të demokracisë.

“Që të parandalojmë dhe luftojmë në mënyrë efektive kampanjat dezinformuese është e rëndësishme që të promovohet gazetaria profesionale, si dhe të pajisen gazetarët me njohuritë dhe praktikat më të mira për luftimin e dezinformimit”.

Teksa, James Evans Butler nga USAID, vuri në dukje nevojën për ngritjen e kapaciteteve verifikuese, forcimin e integritetit të zgjedhjeve dhe portretizimin e duhur të grave në media.

“Edukimi dhe trajnimi i gazetarëve të së nesërmes është qenësor për ruajtjen e integritetit të informacionit”, pohoi ai.

Sipas një njoftimi të AGK-së, në modulin e parë të akademisë, pjesëmarrësit së bashku me Dren Gërgurin – Ligjërues në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, po diskutojnë për verifikimin e fakteve dhe vlerësimin e informacionit.

Akademia e Gazetarëve për Integritetin e Informacionit do të vazhdojë edhe me pesë module të tjera.

Në trend Lajme

Më shumë
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Liderët e Koalicionit

Liderët e Koalicionit "Lista për Familjen" vizituan Odën Ekonomike dhe Shoqatën e Pensionistëve

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori