Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor ka thënë sot në Prishtinë se iniciativa e Bllakanit të Hapur nuk është alternativë e përfshirjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
Pahor tha se në fillim e ka mirëpritur këtë iniciativë edhe si mënyrë për rregullimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, por tash, sipas tij, ka shumë kundërshtime.
“Kam parë se ka shumë kundërshtime, kur ka ardhur fillimisht kjo iniciativë më është dukur shumë me elegante për rregullimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi”, tha ai në konferencën e përbashkët për medie me presidenten Osmani.
Në anën tjetër presidentja Vjosa Osmani u shpreh se kjo iniciativë përmes të cilës Serbia synon të ketë rolin kryesor, nuk ka qëllime të mira për rajonin.
“Ballkani i Hapur është hapësirë për ekspansion të hegjemonisë serbe. Serbia e cila po tenton ta luaj rolin kryesor në këtë iniciativë nuk ka qëllime të mira për rajonin tonë. Do të ishte krejt ndryshe sikur Serbia do të ishte shtet që ka paqen e stabilitetin synim dhe ta kishte njohur Kosovën, por përderisa synon që Kosova të hyjë në iniciativa të tilla si provincë e saj gjë që nuk është sepse relaiteti është ndryshe, natyrisht që një iniciativë e tillë nuk i bënë interesave të vendit tonë e as rajonit”, tha Osmani.
Ajo ka shtuar se shqetësimet tjera kanë të bëjnë me ekonominë, sigurinë e politikën.
Osmani ka shtuar se Serbia është pjesë e shumë iniciativave tjera rajonale, ku Kosova është pjesë e barabartë. Porse edhe aty Serbia nuk respekton marrëveshjet.
“Ta zënë në Procesin e Berlinit, ku Kosova është e barabartë, e mbështesim këtë proces. Udhëhiqet nga kancelarja gjermane dhe presidenti francez, ka mbështetje të plotë të BE-së, përkundër këtij niveli kaq të lartë të udhëheqjes, Serbia vazhdon të mos implementojë marrëveshjet e nënshkruara aty. Sidomos atë të nënshkruar në Londër për personat e zhdukur me dhunë. Nëse nuk implementon marrëveshjet e një procesi kredibil siç është ai i Berlinit, paramendoni sa implementon marrëveshjet në një proces ku vet ka rol udhëheqës”, ka thënë Osmani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, që pritet të themelohet së shpejti?
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite