LAJMI I FUNDIT:

Situatë dramatike në protestat e një qyteti në Serbi – disa persona sulmojnë me shkopinj protestuesit

Situatë dramatike në protestat e një qyteti në Serbi – disa persona sulmojnë me shkopinj protestuesit

Një protestë e madhe e qytetarëve, aktivistëve mjedisorë dhe organizatave po mbahet sot në qytete të ndryshme të Serbisë.

Qytetarë të shumtë kanë dal për të protestuar kundër ardhjes së kompanisë Rio Tinto për gërmimin e Jadaritit (mineral silikat monoklinik i bardhë), por edhe kundër Ligjit të miratuar për Referendum.


Në qytetin Shabac, pas situatës me ekskavator, një bandë e armatosur të rinjsh sulmuan aktivistët të cilët po protestonin në mënyrë paqësore.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, mund të shihet qartë se si anëtarët e bandës po sulmojnë qytetarët me shkopinj.

Bazuar në raportimet e medieve serbe, prapa ekskavatorit që hyri në turmë qëndronin personat e armatosur që i rrahën qytetarët e mbledhur.

Qytetarët bllokuan trafikun pikërisht para disa autobusëve që transportonin mbështetës të Partisë Progresive Serbe, por nuk pati incidente derisa ishte i pranishëm një kordon policor.

Por, në një moment policët janë tërhequr dhe një ekskavator ka nisur të sulmojë njerëzit duke tentuar të çajë me dhunë bllokadën. Megjithatë, nuk funksionoi sepse njerëzit ishin më këmbëngulës.

Më pas u shfaqën të rinj të maskuar, të armatosur me shkopinj druri, hekura dhe çekiç, të cilët supozohet se janë anëtarë të disa grupeve të tifozëve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Kalo në kategori