LAJMI I FUNDIT:

Frymë festive në shtëpinë e Kylie Jenner, tregon dekorimin e Krishtlindjeve të punuar me dorë me vlerë prej një mijë dollarësh

Frymë festive në shtëpinë e Kylie Jenner, tregon dekorimin e Krishtlindjeve të punuar me dorë me vlerë prej një mijë dollarësh

Kylie Jenner bëri një post të rrallë pasi ajo ka qenë e qetë në mediat sociale pas tragjedisë ku mbetën të vdekur 10 persona në koncertin e Travis Scott  gjatë festivalit “Astroworld” në Houston në fillim të këtij muaji.

Themeluesja e “Kylie Cosmetics” ndau një video të shkurtër në InstaStory të një dekorimi të Krishtlindjeve me vlerë mbi 1000 dollarë.

Ajo postoi një klip të shkurtër për 284 milionë ndjekësit e saj të një piramide me frymë Krishtlindjesh prej druri me tre nivele, e cila ishte punuar me dorë nga kompania e drejtuar nga familja Muller.


Foto: FilmMagic

Pa dyshim që ky punim nuk është një pjesë e lehtë për t’u marrë në SHBA pasi do të kushtonte të paktën 1000 dollarë për të marrë një të tillë direkt nga Gjermania, shkruan DailyMail.

Piramidat e Krishtlindjeve – të cilat në Gjermani quhen Weihnachtspyramide – janë dekorime të Krishtlindjeve që i kanë rrënjët në folklorin dhe zakonet e rajonit të malit Ore të Gjermanisë, por që janë bërë të njohura ndërkombëtarisht.

Foto: Kylie Jenner/InstaStory

Ato përbëhen nga një kornizë e jashtme piramidale e dekoruar me mbajtës qirinjsh dhe një karusel qendror, i cili shpesh ka skena të lindjes së Krishtit dhe figura të tjera të Krishtlindjeve, duke përfshirë burri nga dëbora, skiatorë, dijetarë dhe shtëpi.

Kjo vjen vetëm disa ditë pasi Jenner u kthye në rrjetet sociale për të uruar modelen Hailey Bieber për ditëlindjen.

Foto: Muller.com

Postimi në Instagram shënoi herën e parë që ylli televiziv poston që nga deklarata në emër të saj dhe Scott , pas tragjedisë së “Astroworld” më 5 nëntor.

Kylie dukej se do të kthehej pa zhurmë në mediat sociale të hënën, pasi gjithashtu një postim u shpërnda në faqen e saj të “Kylie Cosmetics” për herë të parë që nga 5 nëntori.

Foto: WireImage

Nuk ka pasur asnjë postim të ri në faqet e kompanive të saj shtesë në Instagram: Kylie Baby, Kylie Skin dhe Kylie Swim që nga 5 nëntori.

Ndërkohë, kujtojmë që 24-vjeçarja është në pritje të fëmijës së dytë me reperin, Travis Scott. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Besim Dina në një rrëfim të rrallë: Kam dëshirë të kem fëmijë, uroj të m'i sjell Zoti - i kam gjetur edhe emrat që do ia vendosja djalit e çikës

Besim Dina në një rrëfim të rrallë: Kam dëshirë të kem fëmijë, uroj të m'i sjell Zoti - i kam gjetur edhe emrat që do ia vendosja djalit e çikës

Magazina
Gramosi i drejtohet ashpër Gjestit në BBVA: Pse po merr vëmendje ti e mua po më lë në hije, unë jam që disa javë këtu

Gramosi i drejtohet ashpër Gjestit në BBVA: Pse po merr vëmendje ti e mua po më lë në hije, unë jam që disa javë këtu

Magazina
A i parashikuan 'The Simpsons' zjarret në Los Angeles? Shpërndahet një episod që tregon skena të ngjashme me ngjarjen aktuale

A i parashikuan 'The Simpsons' zjarret në Los Angeles? Shpërndahet një episod që tregon skena të ngjashme me ngjarjen aktuale

Magazina
Zgjedhja e Drilonit finalist, Gresa dhe Xuxi hedhin dyshime mbi transparencën e produksionit

Zgjedhja e Drilonit finalist, Gresa dhe Xuxi hedhin dyshime mbi transparencën e produksionit

Magazina
Driloni zgjedhet finalist, Xuxi: Si festivalet në Kosovë e në Shqipëri, gjithë dihen gjërat më herët

Driloni zgjedhet finalist, Xuxi: Si festivalet në Kosovë e në Shqipëri, gjithë dihen gjërat më herët

Magazina
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’

“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’

Magazina
Kalo në kategori