LAJMI I FUNDIT:

Gjeloshaj: Qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës kanë lënë jashtë vëmendjes shqiptarët e Malit të Zi dhe Luginës së Preshevës

Gjeloshaj: Qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës kanë lënë jashtë vëmendjes shqiptarët e Malit të Zi dhe Luginës së Preshevës

Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë.

Kryetari i Komunës së Tuzit në Mal të Zi Nik Gjeloshaj thotë se shqiptarët duhet të punojnë për zhvillimin e tyre ekonomik në vendin ku jetojnë.


Gjeloshaj në “Debat Plus” thotë se Kosova tashmë është e pavarur dhe sipas tij Kosova e Shqipëria janë një pavarësisht kufijve.

“Pa marrë parasysh se Kosova dhe Shqipëria nuk janë territore të bashkuara, ne shqiptarët jashtë vendit i shohim si një tërësi territoriale”.

Megjithatë kryetari i Tuzit thotë se barrierat në kufi mes Kosovës dhe Shqipërisë duhet të largohen.

Gjeloshaj thotë se megjithatë shqiptarët e Malit të Zi janë lënë anash nga dy shtetet shqiptare.

“Dy qeveritë është dashur të bëjnë më shumë për shqiptarët në Mal të Zi dhe ata në Luginë të Preshevës, pasi ne jemi shumë më pak se shqiptarët në Maqedoni që kanë pozitë më të mirë”.

Gjeoshaj thotë se e kanë mendjen dhe shpresën se do të kenë ndihmën e dy qeverive shqiptare në ato që mund të konsiderohen si përditshmëri në funksionimin e  komunës.

“Ne pos takimeve zyrtare asnjëherë nuk kemi pasur ndonjë mbështetje konkrete që të realizojmë ndonjë projekt së bashku. Mundësitë për të bërë diçka në Tuz për shembull janë shumë të mëdha”, deklaroi tutje Nik Gjeloshi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre

Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre

Lajme
Keni planifikuar të kaloni 1 Majin në natyrë? Kështu do të jetë moti në qytetet e Kosovës

Keni planifikuar të kaloni 1 Majin në natyrë? Kështu do të jetë moti në qytetet e Kosovës

Lajme
Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Kronika e Zezë
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Kronika e Zezë
Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Drejtësi
Kalo në kategori