LAJMI I FUNDIT:

Refuzohen të pabazuara dy ankesa lidhur me zgjedhjet në Kllokot

Refuzohen të pabazuara dy ankesa lidhur me zgjedhjet në Kllokot
Foto: Arkiv

Gjykata Supreme ka pranuar ankesat e fundit të kandidatëve për kryetarë dhe asamblistë në zgjedhjet lokale 2021, të ushtruara kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Me aktgjykimin AA.nr 81/2021, Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si te pabazuar ankesën e subjektit politik Lista Serbe, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së, sipas të cilit, Listës Serbe i është shqiptuar dënim me gjobë në lartësi prej 10,100.00 euro, për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për subjektet politike, mbështetësit e tyre dhe kandidatët, për raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale të datës 14.11.0221.

Me aktgjykimin AA nr. 82/2021, Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e subjektit politik, GI Srpska Narodna Sloga, e paraqitur kundër vendimit të PZAP-së.  Ankesa e S.S., kandidat për kryetar të komunës Kllokot, nga subjekti politik, GI Srpska Narodna Sloga  po ashtu lidhet me vendimin e PZAP-së sa i përket shitblerjes së votave në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në këtë komunë.


Ndryshe, me aktgjykimin AA.nr 84/2021, Kolegji i Gjykatës Supreme e ka pranuar si pjesërisht të bazuar ankesën e kandidatit B.Xh., nga subjekti politik Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), dega në Dragash, dhe ka ndryshuar vendimin e PZAP-së, Anr. 1143/2021 në pjesën e II të dispozitivit të tij, duke urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që të organizojë përsëritjen e procesit të votimit nga jashtë, për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale 2021, për kryetar të komunës së Dragashit.​ /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori