LAJMI I FUNDIT:

Pamjet nga TikToku që u bën virale, tregojnë sesi jetojnë prodhuesit e drogës në Kolumbi

Pamjet nga TikToku që u bën virale, tregojnë sesi jetojnë prodhuesit e drogës në Kolumbi

Në rrjetin social TikTok janë publikuar pamjet që janë bërë virale, në të cilat mund të shihen sesi punojnë dhe jetojnë njerëzit e “shkallës më të ulët” të industrisë së kokainës në Kolumbi.

Siç raporton BBC, pamjet janë krejt ndryshe nga ato që i prezantojnë autoritet, që mëtojnë se janë në luftë kundër kartelëve të drogës, transmeton Telegrafi.

Videon që e ka publikuar BBC, gazetari i tyre thotë se i ka siguruar përmes TikTokut, që mund të japin një kënd krejt tjetër të rajonit Catatumbo të Kolumbisë, që konsiderohet vendi kryesor i industrisë ilegale të drogës.

“Janë shfaqur video të punonjësve që punojnë me kokainë dhe atyre nëpër laboratorë”, tha gazetarja Ana Leon.

Por, ajo çfarë është e pazakontë se ata tregojnë se çfarë në të vërtetë punojnë. Shumica e prodhuesve kolumbianë të drogës gjenden në zonat malore, siç është tregon videoja që u bë virale nga TikToku. Pamjet me hashtagun Catatumbo, ka marrë mbi 3 milionë shikime raportojnë mediat kolumbiane.

Disa pamje tregojnë punonjësit duke mbledhur drogë, e tjerat duke e përzier me materie tjetër në laboratorët e tyre të fshehta.

Problemi me kontrabandimin e drogës në Kolumbi është diçka serioze, ku mijëra njerëz vdesin – e qeveria kolumbiane tenton të luftojë me narko-kartelët e fuqishëm.

Presidenti kolumbian Ivan Duke, gjatë 24 tetorit të këtij viti foli për arrestimin e Daira Antonio Usuge i njohur si Otoniel. Autoritet tërë kohën janë munduar t’i portretizojnë narko-kartelët si “organizata terroriste.

Megjithatë videoja në TikTok shfaq punonjësit e rëndomtë që qëndrojnë prapa industrisë së kokainës. Ata madje nuk janë shefat e pasur që udhëheqin me kartelët, por janë thjesht fermerë që zhvendosen nga njëri vend në tjetrin – që u kyçën në këtë sektor duke e parë si mënyrën e vetme për të dalë nga varfëria. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rrëzohet aeroplani ushtarak rus Su-34, raportohet për viktima

Rrëzohet aeroplani ushtarak rus Su-34, raportohet për viktima

Botë

"Ushtria e dronëve" të Ukrainës ka komandantin e saj

Botë
Gjermania pret

Gjermania pret "konferencën e rimëkëmbjes" për Ukrainën - zbulohen detajet rreth saj

Botë
Publikohen pamjet e momentit dramatik kur ushtarët izraelitë 'bastisin ndërtesën e Hamasit' dhe shpëtojnë pengjet

Publikohen pamjet e momentit dramatik kur ushtarët izraelitë 'bastisin ndërtesën e Hamasit' dhe shpëtojnë pengjet

Botë
Katër profesorë amerikanë u sulmuan me thikë në një park publik, gjatë vizitës së tyre në Kinë - bëhen të ditura detajet e para

Katër profesorë amerikanë u sulmuan me thikë në një park publik, gjatë vizitës së tyre në Kinë - bëhen të ditura detajet e para

Botë
Ngrica janë vërejtur në disa nga malet e mëdha të Marsit - që thuhet se janë deri në tri herë më të larta se Everesti

Ngrica janë vërejtur në disa nga malet e mëdha të Marsit - që thuhet se janë deri në tri herë më të larta se Everesti

Botë
Kalo në kategori