Vrasja e 8-vjeçarit Mateo Vasiu në Fier, që tronditi të gjithë opinionin publik, për ekspertët, ishte e paralajmëruar.
Dokumentari Unpublished u fokusua në rrugën se si u mbërrit deri në aktin barbar dhe se çfarë mund të ishte bërë për ta parandaluar atë.
“Ne jemi një vend që heshtim, ne jemi individë që duam t’i shpëtojmë gjatë gjithë kohës së keqes, e cila na kërcënon përditë se mendojmë se e keqja kalon gjithmonë te tjetri dhe harrojmë se një individ është në lagjen tonë, në pallatin tonë, është shumë afër nesh”, thotë Helena Halilaj, pedagoge.
Klodian Çalamani ishte i njohur nga komuniteti ku ai jetonte për sjelljet e tij të pahijshme. Këtë, banorët e shprehën edhe mediatikisht.
Nga viti 2009 deri në 2021 ky person kishte jetuar në atë komunitet, të gjithë e njihnin si person që kishte qenë në burg, por edhe si përdorues të pijeve alkoolike dhe si përdorues të lëndëve narkotike, dhe si të dhunshëm dhe asocial sepse jetonte vetëm.
Dhe çuditërisht, për 16 vjet askush nuk bëri asnjë kallëzim për të.
Por nga ana tjetër, ishte i njohur edhe për drejtësinë. Atëkohë, mungesa e eksperiencës së drejtësisë shqiptare, bëri që ligji ta përkëdhelte dhe ta dënonte atë me vetëm 4 vjet burg.
Çalamani së bashku me kushëririn e Mateos, kishin rrëmbyer dhe rrahur barbarisht një 16 vjeçare.
“Një person i cili ka kryer një vepër penale në atë moment që e ka kryer do dënohet dhe gjykohet sipas dispozitës dhe parashikimeve të ligjit në atë periudhë. Dhe për atë periudhë në të cilën ai e ka realizuar veprën është dënuar, dispozita ajo ishte. Me ndryshimet e vazhdueshme të Kodit Penal, i cili nuk ndryshon se thjesht do dikush ta ndryshojë, por në bazë të rrethanave dhe ngjarjeve që mund të ndodhin, lind detyrimi për t’u plotësuar apo rënduar Kodi Penal”, tha Ermal Hamataj, jurist.
Shtyllat mbi të cilat rëndon përgjegjësia janë institucionet e hartimit dhe zbatimit të ligjit, si dhe vetë shoqëria.
“Të më pyesnin mua, pse këtij personi i është dhënë mundësia që të bëjë një vepër të tillë, janë vetë institucionet dhe shoqëria që ia kanë dhënë këtë mundësi”, thotë Mensut Ademi, drejtor ekzekutiv na ASKK.
Në 10 muajt e fundit në vendin tonë numërohen 900 fëmijë të dëmtuar nga vepra të ndryshme penale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’
"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime