Alec Baldwin u pa duke buzëqeshur për herë të parë që nga vdekja e kinematografisë së filmit “Rust”, Halyna Hutchins.
Paparacët fotografuan aktorin duke luajtur futboll në Hamptons me fëmijët e tij. Ai duket se së fundmi e ka blerë topin në një dyqan në atë zonë, shkruan DailyMail.
Gruaja e tij, Hilaria Baldwin, gjithashtu shijoi kohën në natyrë këtë fundjavë dhe u pa duke hipur në kuaj me vajzën e saj.
Baldwin, 63 vjeç, është shfaqur i zhgënjyer dhe kokë ulur pasi qëlloi aksidentalisht me armën që vrau kinematografen Hutchins në xhirimet e filmit të tij në New Mexico më 21 tetor.
Javën e kaluar, mbikëqyrësja e skenarit të “Rust”, Mamie Mitchell, me lot njoftoi se ajo po padiste aktorin dhe e akuzoi atë se po luante “Ruletën ruse” kur ai qëlloi me armë pa e kontrolluar më parë për t’u siguruar që nuk ishte e mbushur, dhe më tej pretendoi se skena po xhirohej.
Baldwin u emërua si një nga gati të pandehurit në ankesë.
Fotografitë e bëra të shtunën tregojnë aktorin duke buzëqeshur dhe duke shijuar shoqërinë me fëmijët e tij të vegjël.
Me një xhaketë të gjatë, ai shihet duke mbajtur një çantë pazari që përmban një top futbolli që ka të ngjarë ta ketë blerë nga “Gubbins Perfect Fit”, një dyqan mallrash sportive në East Hampton.
Babai i gjashtë fëmijëve më vonë u fotografua duke vrapuar dhe duke shkelmuar topin rreth fushës së futbollit me disa nga fëmijët e tij.
Ndërsa aktori është parë në publik edhe më parë, shpesh i shoqëruar nga gruaja e tij instruktore e jogës, ai është dukur i mërzitur.
Të dielën, Hilaria u pa duke hipur mbi kalë në East Hampton. Njëra nga vajzat e saj dhe Baldwin u duk gjithashtu duke shkuar për një xhiro.
Fotografitë tregojnë se dyshja nënë e bijë dukeshin të kënaqura.
Fotografitë e bëra në fillim të kësaj jave jashtë shtëpisë së tij në Greenwich Village treguan se aktori dukej i zymtë.
Ai ishte i veshur me një bluzë të zakonshme me ngjyrë të errët, pavarësisht motit të ftohtë të nëntorit, dhe me flokët e argjendtë të mbështjellë me kujdes, Baldwin u ngjit në një veturë të tipit “Cadillac”, ngjyrë të zezë, për të lënë disa nga fëmijët e tij në shkollën e tyre në Brooklyn.
Kjo ishte hera e parë që publiku pa Baldwinin që kur Mitchell njoftoi padinë.
Mes telasheve ligjore në rritje, fytyra e Baldwinit dukej e lodhur dhe e mërzitur.
Teksa u vendos në sediljen e pasagjerit, ai vuri një maskë fytyre prej pëlhure ngjyrë blu të errët.
Një natë më parë – vetëm disa orë pasi u bë publike padia e Mitchell – Baldwin dhe Hilaria u fotografuan duke u kthyer në shtëpi nga një shëtitje me miqtë.
Baldwin zgjodhi një ansambël me veshje zyrtare për këtë rast, të kompletuar me një kostum të errët dhe kravatë.
Padia emëron 22 të pandehur të lidhur me filmin, duke përfshirë Baldwin, producentët e “Rust”, gjashtë kompani produksioni – El Dorado Pictures, Thomasville Pictures, Short Porch Pictures, Brittany House Pictures, 3rd Shift Media dhe Streamline Global – përgjegjësen e armëve Hannah Gutierrez Reed, asistenten e parë regjisore, David Halls dhe të tjerë.
Mitchell, një veteran 40-vjeçar i industrisë së aktrimit, po qëndronte afër Hutchins kur plumbi i shkrepur nga arma e Baldwin e vrau atë dhe më pas plagosi regjisorin Joel Souza.
Padia pretendon sulm, shkaktim të qëllimshëm të shqetësimit emocional dhe shkaktim të qëllimshëm të dëmit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëXhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë
Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania
Erjola krahason historinë e Romeos me Heidin, me Donaldin dhe Beatriksën, reagon ashpër Romeo
Paris Hilton del nudo dhe shfaq dekoltenë e saj, për kopertinën e revistës “Flaunt”
Xhensila Myrtezaj mahnit me dukjen, në fotografitë e fundit në Instagram
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë